{"id":16928,"date":"2024-09-06T11:18:07","date_gmt":"2024-09-06T09:18:07","guid":{"rendered":"https:\/\/uet.edu.al\/?p=16928"},"modified":"2024-09-06T11:19:03","modified_gmt":"2024-09-06T09:19:03","slug":"risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/","title":{"rendered":"Risi, praktik\u00eb profesionale dhe inovacion teknologjik me Masterin Komunikim dhe Media Digjitale n\u00eb UET"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Dekania e Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Belina Budini prezanton programin e riorganizuar n\u00eb Komunikim me nj\u00eb profil t\u00eb ri n\u00eb Gazetarin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave digjitale, si k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tregut p\u00ebr profesionist\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>\u201cGazetaria e t\u00eb dh\u00ebnave digjitale\u201d \u00ebsht\u00eb profili m\u00eb i ri i studimeve q\u00eb futet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb program nd\u00ebrdisiplinar studimi n\u00eb Shqip\u00ebri nga Universiteti Europian i Tiran\u00ebs, p\u00ebr vitin akademik 2024-2025. Profili \u201cData Journalism\u201d ose Gazetaria e t\u00eb dh\u00ebnave \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e programit Master n\u00eb Komunikim dhe Media Digjitale n\u00eb UET, diktuar nga nevojat dhe k\u00ebrkesa e tregut p\u00ebr profesionist\u00eb t\u00eb rinj me m\u00eb shum\u00eb kompetenca digjitale dhe aft\u00ebsi praktike n\u00eb zot\u00ebrimin e mediumit dhe mesazhit.<\/em><\/p>\n<p>\u201cThe medium is the message\u201dose \u201cMedia \u00ebsht\u00eb mesazhi\u201d. Kur teoricieni i komunikimit, kanadezi Marshall McLuhan, emrin e t\u00eb cilit mban Klubi i Komunikimit n\u00eb UET, p\u00ebrdori p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb shprehje n\u00eb 1964, u referohej kryesisht mediave klasike. N\u00eb librin e tij avangard\u00eb \u201cT\u00eb kuptosh mediat\u201d, ai njohu fuqin\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsore t\u00eb vet\u00eb instrumentit t\u00eb komunikimit dhe i pa m\u00eb tej mediat si zgjatime t\u00eb trupit t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk kishte se si t\u2019u referohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb mediave digjitale, sot konsiderohet si nj\u00eb orakull i revolucionit digjital dhe fshatit global, nj\u00eb tjet\u00ebr koncept i pag\u00ebzuar prej tij. Jet\u00ebsimi i shprehjes \u201cMedia \u00ebsht\u00eb mesazhi\u201d provohet pik\u00ebrisht nga realiteti i mediave digjitale q\u00eb e kan\u00eb ndryshuar tashm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi jepet mesazhi.<\/p>\n<p>Ndaj ky profil novator vjen n\u00eb koh\u00ebn e duhur si pjes\u00eb e nj\u00eb programi studimi profesional duke kombinuar Komunikimin me Teknologjin\u00eb e Informacionit, Marketingun Digjital ose PR-in digjital, p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur platformave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Ky program do t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb komunikimeve t\u00eb reja q\u00eb njohin jo vet\u00ebm shkrimin dhe editimin e informacionit por q\u00eb njohin e p\u00ebrdorin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efi\u00e7ente median digjitale, kuptojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e zot\u00ebrojn\u00eb instrumentet p\u00ebr t\u2019i paraqitur ato. N\u00eb mediat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe n\u00eb literatur\u00ebn e gazetaris\u00eb termi \u201cGazetari e t\u00eb dh\u00ebnave\u201d nuk \u00ebsht\u00eb i panjohur, nd\u00ebrsa n\u00ebn interpretimin e fakteve dhe t\u00eb dh\u00ebnave jan\u00eb zbuluar skandale nga m\u00eb t\u00eb bujshmet dhe histori nga m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebset, q\u00eb kan\u00eb ndryshuar jo pak kursin e zhvillimeve historike.<\/p>\n<p>Mediat digjitale k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb reja, t\u00ebrheq\u00ebse vizualisht, q\u00eb z\u00ebn\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb dhe lexohen me nj\u00eb shpejt\u00ebsi tjet\u00ebr. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mediat e m\u00ebdha bot\u00ebrore, The Guardian, BBC, Reuters, Al Jazeera, The Economist etj, apo institucionet m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb arsimit, kan\u00eb inaguruar kurset p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e k\u00ebtij profesionisti t\u00eb ri. N\u00eb linj\u00eb me k\u00ebto zhvillime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Universiteti Europian i Tiran\u00ebs e sjell nj\u00eb profil t\u00eb till\u00eb studimi n\u00eb \u201cData Journalism\u201d brenda programit Master Profesional \u201cKomunikim dhe Media Digjitale\u201d, s\u00eb bashku me dy profilet e tjera n\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnie Publike dhe Marketing.<\/p>\n<p><strong>Dekania Budini: Profili i\u201cData Journalism\u201d si k\u00ebrkes\u00eb e tregut t\u00eb pun\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Profili i ri i studimit n\u00eb \u201cGazetarin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave\u201d b\u00ebhet pjes\u00eb e nj\u00eb programi master q\u00eb kombinon Komunikimin me Teknologjin\u00eb e Informacionit, Marketingun Digjital ose PR-in p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur platformave t\u00eb reja digjitale.<\/p>\n<p>Ky profil u p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave imediate t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebsimit p\u00ebr aft\u00ebsi dhe specializim n\u00eb fush\u00ebn e mediave dhe t\u00eb komunikimit, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb ciklit Bachelor n\u00eb Komunikim q\u00eb n\u00eb UET shoq\u00ebrohet gjithashtu me profile n\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnie Publike, Gazetari, Marketing ose Dizajn. Mir\u00ebpo edhe t\u00eb diplomuarit Bachelor n\u00eb IT, Marketing, Marr\u00ebdh\u00ebnie Publike ose Shkenca Sociale apo Arte Vizuale, etj, jan\u00eb kandidat\u00eb mjaft t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kurs studimi.<\/p>\n<p>Ata mund t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e nj\u04eb klubi t\u04eb zgjedhur profesionist\u04ebsh dhe nj\u04eb klase elitare ekspert\u04ebsh t\u04eb rinj, duke iu p\u04ebrgjigjur k\u04ebrkesave imediate t\u04eb tregut t\u04eb pun\u04ebsimit me an\u04eb t\u04eb aft\u04ebsimit n\u04eb p\u04ebrpunimin dhe vizualizimin e t\u04eb dh\u04ebnave, marketingun digjital, PR online dhe menaxhimin e rrjeteve dhe mediave sociale.<\/p>\n<p>Dekania Budini shprehet se \u201cDepartamenti i Komunikimit n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me Departmentin e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit e sjellin k\u00ebt\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb re n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes nj\u00eb profili studimi dhe kurrikule t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb konsultim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit t\u00eb lart\u00eb si edhe n\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me bizneset n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr praktikat dhe internshipet e ofruara, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb bashk\u00ebpunimit me Euronews Albania, Gazeta Liberale dhe AMA&#8221;.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, Prof. Budini shprehet se ky profil studimi \u00ebsht\u00eb inicuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit WebJou t\u00eb Erasmus + financuar nga BE, aktualisht me mb\u00ebshtetjen e projektit READ financuar nga AADF, si edhe do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga implementimi i projektit t\u00eb fituar p\u00ebr inovacion dhe k\u00ebrkim-zhvillim financuar nga AKKSHI, p\u00ebr t\u2019u zhvilluar m\u00eb tej n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb fituar \u201cJean Monnet Chair\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me partner\u00ebt mediatik\u00eb, me an\u00eb t\u00eb programeve t\u00eb tilla Departamenti i Komunikimit n\u00eb UET ofron nj\u00eb mjedis dhe rrjet profesional p\u00ebr student\u00ebt, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb hub p\u00ebr hartimin e promovimin e standarteve profesionale, k\u00ebrkimine zhvillimin p\u00ebr Mediat, Gazetarin\u00eb dhe Komunikimet Digjitale e Marr\u00ebdh\u00ebniet Publike n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe rajonal. M\u00eb tej n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij programi, UET ofron internshipe n\u00eb mediat Euronews Albania dhe Gazeta Liberale dhe module n\u00eb auditor nga ekspert\u00eb t\u00eb Komunikimit dhe IT-s\u00eb.<\/p>\n<p>Dekania e Fakultetit t\u00eb Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Prof. Asoc. Dr. Belina Budini thot\u00eb se nevoja e shtimit t\u00eb k\u00ebtij profili u identifikua fillimisht n\u00eb takimet periodike me Bordet e Pun\u00ebs, me partner\u00ebt dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt mediatik\u00eb q\u00eb ka fakulteti.<\/p>\n<p>Budini thekson nevoja p\u00ebr gazetarin\u00eb digjitale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb rritje, jo vet\u00ebm n\u00eb tregun shqiptar por kryesisht n\u00eb at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cProfesionisti i gazetaris\u00eb s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim i gazetarit dhe hulumtuesit digjital, q\u00eb njeh dhe kupton gjuh\u00ebn e mediave digjitale, aplikacioneve, algoritmeve dhe aft\u00ebsohet p\u00ebr t\u00eb kuptuar dhe p\u00ebrpunuar informacionin e bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna\u201d, thekson Budini, duke shtuar se ky profil \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim mes Departamentit t\u00eb Shkencave Humane dhe Komunikimit, q\u00eb ajo drejton, dhe Departamentit t\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informatik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cProfili do t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb nj\u00eb profesionist krijues, q\u00eb p\u00ebrpunon nj\u00eb tekst, i cili bazat i ka n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat, por nuk i paraqet ato mekanikisht, por i interpreton, i kontekstualizon, i analizon dhe i vizualizon, duke i kthyer n\u00eb video ose imazh dhe n\u00eb histori t\u00ebrheq\u00ebse. K\u00ebrkesat m\u00eb t\u00eb larta jan\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tipologji profesionisti q\u00eb ka nj\u00eb mori kompetencash, q\u00eb di t\u00eb realizoj\u00ebvideon, di t\u00eb b\u00ebj\u00eb audion, di t\u00eb p\u00ebrpunoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat\u201d, &#8211; thekson Budini.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb perspektiv\u00eb e re n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ky profil profili studimi dhe kurrikula e tij \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb konsultim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u04eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit t\u00eb lart\u00eb si dhe n\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me bizneset n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr praktikat dhe internshipet e ofruara si pjes\u00eb e k\u00ebtij programi studimi, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>Tregu ofron mund\u00ebsi pun\u00ebsimi p\u00ebr k\u00ebta persona, jo vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e medias, por edhe n\u00eb \u00e7do kompani q\u00eb k\u00ebrkon profesionist\u00eb t\u00eb komunikimit. Po ashtu, ky profil do t\u00eb ofrohet n\u00eb t\u00eb ardhmen si master shkencor, duke plot\u00ebsuar nevojat p\u00ebr ekspertiz\u00eb digjitale. Jo vet\u00ebm student\u00ebt, por edhe lektor\u00ebt mund t\u00eb profilizohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim t\u00eb ri, t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb t\u00eb ardhmen pedagog\u00eb apo doktor\u00eb shkencash n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb ku ka nevoj\u00eb p\u00ebr ekspert\u00eb dhe k\u00ebrkim shkencor e inovacion.<\/p>\n<p><strong>Profesionist\u00eb q\u00eb n\u00eb auditor<\/strong><\/p>\n<p>Tregu i pun\u00ebs k\u00ebrkon sot njer\u00ebz me aft\u00ebsi praktike. Fusha e komunikimit, marketingut, k\u00ebrkon q\u00eb k\u00ebta persona t\u00eb jen\u00eb t\u00eb m\u00ebsuar me praktikat e pun\u00ebs, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb komunikat\u00eb, t\u00eb dijn\u00eb t\u00eb japin nj\u00eb mesazh, t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb video, t\u00eb shkruajn\u00eb nj\u00eb reagim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye masteri profesional n\u00eb UET \u00ebsht\u00eb projektuar ta vendos\u00eb theksin te zhvillimi i aft\u00ebsive praktike, ekzekutimi i detyrave ta caktuara q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb personave q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs digjitale.<\/p>\n<p>Student\u00ebt q\u00eb do vijojn\u00eb studimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb mast\u00ebr profesional, do t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e nj\u00eb klubi t\u00eb zgjedhur profesionist\u00ebsh dhe nj\u00eb klase elitare ekspert\u00ebsh t\u00eb rinj, duke p\u00ebrfituar nga nj\u00eb paket\u00eb promocionale e partneritetit me UET.<\/p>\n<p>\u201cStudent\u00ebt do t\u00eb m\u00ebsohen me praktik\u00eb q\u00eb n\u00eb auditor\u00eb. Do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nga ekspozimi, nga ndeshja, nga eksperienca q\u00eb do t\u00eb krijojn\u00eb me njer\u00ebzit, burimet, bizneset, kompanit\u00eb. \u00cbsht\u00eb formim akademik dhe formim praktik. Me njohuri t\u00eb dobishme dhe t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr tregun\u201d, &#8211; thekson Budini.<\/p>\n<p>Kjo praktik\u00eb n\u00eb auditor\u00eb do t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb pune p\u00ebr student\u00ebt. N\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebve praktike n\u00eb auditor\u00eb, intershipeve pran\u00eb mediave q\u00eb bashk\u00ebpunon UET, apo kompanive t\u00eb tjera t\u00eb marketingut dhe PR, student\u00ebt do t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb profil pun\u00ebsh, nj\u00eb CV paraprake q\u00eb do iu vlej\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>L\u00ebnd\u00eb t\u00eb tilla, si: Marketingu digjital dhe media sociale; Strategji komunikimi p\u00ebr mediat e reja; P\u00ebrpunim dhe vizualizim i t\u00eb dh\u00ebnave; Gazetari p\u00ebr mediat e reja; Menaxhim eventesh; Komunikim marketing i integruar; Praktikum i t\u00eb shkruarit krijues; Praktikum i marr\u00ebdh\u00ebnieve publike; ngusht\u00ebsisht t\u00eb lidhura me praktik\u00ebn, do t\u00eb aft\u00ebsojn\u00eb studentin q\u00eb n\u00eb auditor, gati p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebrkesat n\u00eb rritje t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Departamenti i Komunikimit mb\u00ebshtetet n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb studimeve dhe praktikave t\u00eb lidhura me komunikimin, mediat dhe teknologjin\u00eb e informacionit, ndaj ato do t\u00eb ndahen me student\u00ebt nga lektor\u00ebt dhe partner\u00ebt e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e jasht\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e mediave, duke pasuruar programet aktuale me module dhe praktika t\u00eb reja n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe k\u00ebrkim shkencor.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, ky program master n\u00eb Komunikim dhe media digjitale me profil Data Journalism \u00ebsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb rishikoj\u00eb, analizoj\u00eb ose p\u00ebrgatis\u00eb raporte dhe prezantime duke p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebna dhe mediat digjitale, ose t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb dh\u00ebna e informacion digjital p\u00ebr t\u00eb ndikuar tek t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Disa nga p\u00ebrfitimet e p\u00ebrgjithshme nga ky program studimi jan\u00eb: T\u00eb b\u00ebheni konfident\u00eb n\u00eb analizimin e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr t\u00eb gjetur histori n\u00eb numra; T\u00eb p\u00ebrdorni numrat p\u00ebr vendimmarrje dhe komunikim; T\u00eb kultivoni nj\u00eb &#8220;mend\u00ebsi t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave&#8221; p\u00ebr zgjidhje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb problemeve; T\u00eb diagnostikoni dhe parandaloni gabimet e zakonshme n\u00eb analiz\u00ebn dhe vizualizimin e t\u00eb dh\u00ebnave. P\u00ebrmes nj\u00eb progami t\u00eb till\u00eb ju do t\u00eb p\u00ebrfitoni gjithashtu njohuri t\u00eb specializuara n\u00eb lidhje me p\u00ebrvoj\u00ebn e t\u00eb m\u00ebsuarit p\u00ebrmes artikujve, infografik\u00ebve, detyrave t\u00eb rishikuara nga pedagog\u00ebt, videove dhe podkasteve; Detyrat dhe studimet e rasteve jan\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb stimuluar dhe sfiduar, duke u dh\u00ebn\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve mund\u00ebsi t\u00eb zbulojn\u00eb histori n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre t\u00eb vizualizimit; nd\u00ebrsa do t\u00ebjen\u00eb t\u00eb ftuar n\u00eb auditor edhe ekspert\u00eb t\u00eb gazetaris\u00eb dhe IT dhe vizualizimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, duke ndihmuar student\u00ebtt\u2019i zbatojn\u00eb k\u00ebto koncepte t\u00eb reja n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dekania e Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Belina Budini prezanton programin e riorganizuar n\u00eb Komunikim me nj\u00eb profil t\u00eb ri n\u00eb Gazetarin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave digjitale, si k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tregut p\u00ebr profesionist\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale \u201cGazetaria e t\u00eb dh\u00ebnave &hellip; <\/p>","protected":false},"author":9,"featured_media":16929,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[59,61],"tags":[],"class_list":["post-16928","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-activities","category-te-ndryshme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Risi, praktik\u00eb profesionale dhe inovacion teknologjik me Masterin Komunikim dhe Media Digjitale n\u00eb UET - UET<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Risi, praktik\u00eb profesionale dhe inovacion teknologjik me Masterin Komunikim dhe Media Digjitale n\u00eb UET - UET\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dekania e Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Belina Budini prezanton programin e riorganizuar n\u00eb Komunikim me nj\u00eb profil t\u00eb ri n\u00eb Gazetarin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave digjitale, si k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tregut p\u00ebr profesionist\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale \u201cGazetaria e t\u00eb dh\u00ebnave &hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"UET\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-09-06T09:18:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-09-06T09:19:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1725540182xwhatsapp-image-2024-09-05-at-131049-163.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"900\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"512\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Luiza Pinderi\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Luiza Pinderi\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/\"},\"author\":{\"name\":\"Luiza Pinderi\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/c94d953fdf4026dde8f62be49a3ce69c\"},\"headline\":\"Risi, praktik\u00eb profesionale dhe inovacion teknologjik me Masterin Komunikim dhe Media Digjitale n\u00eb UET\",\"datePublished\":\"2024-09-06T09:18:07+00:00\",\"dateModified\":\"2024-09-06T09:19:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/\"},\"wordCount\":2028,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1725540182xwhatsapp-image-2024-09-05-at-131049-163.jpeg\",\"articleSection\":[\"Aktivitete\",\"T\u00eb ndryshme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/\",\"name\":\"Risi, praktik\u00eb profesionale dhe inovacion teknologjik me Masterin Komunikim dhe Media Digjitale n\u00eb UET - UET\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1725540182xwhatsapp-image-2024-09-05-at-131049-163.jpeg\",\"datePublished\":\"2024-09-06T09:18:07+00:00\",\"dateModified\":\"2024-09-06T09:19:03+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1725540182xwhatsapp-image-2024-09-05-at-131049-163.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1725540182xwhatsapp-image-2024-09-05-at-131049-163.jpeg\",\"width\":900,\"height\":512},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/uet.edu.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Risi, praktik\u00eb profesionale dhe inovacion teknologjik me Masterin Komunikim dhe Media Digjitale n\u00eb UET\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"name\":\"UET\",\"description\":\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\",\"name\":\"Universiteti Europian i Tiranes\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"width\":1418,\"height\":696,\"caption\":\"Universiteti Europian i Tiranes\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/c94d953fdf4026dde8f62be49a3ce69c\",\"name\":\"Luiza Pinderi\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/luizapinderi\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Risi, praktik\u00eb profesionale dhe inovacion teknologjik me Masterin Komunikim dhe Media Digjitale n\u00eb UET - UET","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Risi, praktik\u00eb profesionale dhe inovacion teknologjik me Masterin Komunikim dhe Media Digjitale n\u00eb UET - UET","og_description":"Dekania e Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Belina Budini prezanton programin e riorganizuar n\u00eb Komunikim me nj\u00eb profil t\u00eb ri n\u00eb Gazetarin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave digjitale, si k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tregut p\u00ebr profesionist\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale \u201cGazetaria e t\u00eb dh\u00ebnave &hellip;","og_url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/","og_site_name":"UET","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/","article_published_time":"2024-09-06T09:18:07+00:00","article_modified_time":"2024-09-06T09:19:03+00:00","og_image":[{"width":900,"height":512,"url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1725540182xwhatsapp-image-2024-09-05-at-131049-163.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Luiza Pinderi","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Luiza Pinderi","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/"},"author":{"name":"Luiza Pinderi","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/c94d953fdf4026dde8f62be49a3ce69c"},"headline":"Risi, praktik\u00eb profesionale dhe inovacion teknologjik me Masterin Komunikim dhe Media Digjitale n\u00eb UET","datePublished":"2024-09-06T09:18:07+00:00","dateModified":"2024-09-06T09:19:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/"},"wordCount":2028,"publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1725540182xwhatsapp-image-2024-09-05-at-131049-163.jpeg","articleSection":["Aktivitete","T\u00eb ndryshme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/","name":"Risi, praktik\u00eb profesionale dhe inovacion teknologjik me Masterin Komunikim dhe Media Digjitale n\u00eb UET - UET","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1725540182xwhatsapp-image-2024-09-05-at-131049-163.jpeg","datePublished":"2024-09-06T09:18:07+00:00","dateModified":"2024-09-06T09:19:03+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#primaryimage","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1725540182xwhatsapp-image-2024-09-05-at-131049-163.jpeg","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1725540182xwhatsapp-image-2024-09-05-at-131049-163.jpeg","width":900,"height":512},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/risi-praktike-profesionale-dhe-inovacion-teknologjik-me-masterin-komunikim-dhe-media-digjitale-ne-uet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/uet.edu.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Risi, praktik\u00eb profesionale dhe inovacion teknologjik me Masterin Komunikim dhe Media Digjitale n\u00eb UET"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","name":"UET","description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs","publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization","name":"Universiteti Europian i Tiranes","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","width":1418,"height":696,"caption":"Universiteti Europian i Tiranes"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/c94d953fdf4026dde8f62be49a3ce69c","name":"Luiza Pinderi","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/luizapinderi\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16928","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16928"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16928\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16940,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16928\/revisions\/16940"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16928"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16928"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16928"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}