{"id":11363,"date":"2021-11-13T08:57:37","date_gmt":"2021-11-13T08:57:37","guid":{"rendered":"https:\/\/uet.edu.al\/?p=11363"},"modified":"2021-11-19T13:17:21","modified_gmt":"2021-11-19T13:17:21","slug":"uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/","title":{"rendered":"UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d"},"content":{"rendered":"<h1 class=\"single_article__title\">UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d<\/h1>\n<p><em>Juristi Denar Biba sjell \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d, botimi m\u00eb i ri i UET Press, nj\u00eb analiz\u00eb filozofike mbi t\u00eb drejtat e njeriut<\/em><\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p>Jurisiti Denar Biba promovoi n\u00eb ambientet e Universitetit Europian t\u00eb Tiran\u00ebs librin e tij \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d, nj\u00eb analiz\u00eb filozofike mbi t\u00eb drejtat e njeriut, n\u00ebn logon e sht\u00ebpis\u00eb botuese UET Press.<\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p>\u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga nj\u00eb studiues shqiptar t\u00eb drejtat e njeriut trajtohen me nj\u00eb qasje kritike, duke dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb filozofis\u00eb juridike, si dhe t\u00eb praktik\u00ebs konstitucionale. Lexuesi mund t\u00eb gjej\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, jo vet\u00ebm nj\u00eb analiz\u00eb \u201cdesk study\u201d t\u00eb akteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare e komb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, por edhe analiz\u00ebn e tyre s\u00eb bashku me kontributet q\u00eb ka sjell\u00eb konstitucionalizimi i tyre dhe sidomos gjykimi kushtetues. Kjo, natyrisht, duket shum\u00eb kontribuese p\u00ebr lexuesit dhe realisht, n\u00eb momente t\u00eb caktuara k\u00ebto pjes\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar drejt t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Kushtetut\u00eb.\u201d, thot\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr Aurela Anastasi, pedagoge n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<div align=\"center\"><\/div>\n<p>Autor i disa dhjetra punimeve shkencore n\u00eb revista t\u00eb specializuara shqiptare e t\u00eb huaja dhe artikujve publicistik\u00eb n\u00eb shtypin e p\u00ebrditsh\u00ebm, Denar Biba tregon se si lindi nevoja p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb tekst t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur e nisa librin vura re se po i komentoja t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Kushtetut\u00ebn e \u201898-s si nj\u00eb mekanik\u00eb, pa shpalosur filozofin\u00eb dhe k\u00ebtu fillova t\u00eb shkruaj librin ndryshe. E lash\u00eb at\u00eb pjes\u00eb dhe nisa t\u00eb shkruaj pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb librit mbi t\u00eb drejtat e njeriut, me nj\u00eb qasje filozofike\u201d, u shpreh juristi i njohur n\u00eb Department\u2019s Book Review n\u00eb UET.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/libri-1.jpg\" rel=\"lightbox\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-1223606 aligncenter\" src=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/libri-1.jpg\" sizes=\"(max-width: 388px) 100vw, 388px\" srcset=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/libri-1.jpg 388w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/libri-1-194x300.jpg 194w\" alt=\"\" width=\"388\" height=\"599\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nd\u00ebr eksperiencat profesionale t\u00eb autorit Denar Biba, n\u00eb kontekst t\u00eb k\u00ebtij libri, vlejn\u00eb t\u00eb theksohen vitet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese e Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb (2002-2012), n\u00eb detyr\u00ebn e k\u00ebshilltarit ligjor, si dhe funksionet publike Zv\/Kryetar e Kryetar i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Libri vjen me nj\u00eb kopertin\u00eb e cila simbolizon t\u00eb drejtat e njeriut n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb autorit, p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebrmes tre ngjyrave; e bardh\u00eb, e kuqe dhe blu.<\/p>\n<p>Libri i cili vjen me parath\u00ebnien e ish- gjyqtarit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Dr. Sokol Berberi fillimisht synon t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb, brenda terrenit shqiptar mbi konceptin dhe baz\u00ebn filozofike t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, duke mb\u00ebshtetur dhe theksuar pik\u00ebpamjen dhe teorin\u00eb e t\u00eb drejt\u00ebs natyrore p\u00ebr justifikimin e k\u00ebtyre t\u00eb drejtave.<\/p>\n<p>M\u00eb pas synohet t\u00eb shpaloset procesi i send\u00ebrtimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i konceptit natyror; dhe, p\u00ebr t\u00eb kaluar te objekti kryesor i librit, evidentimin dhe analiz\u00ebn e konstitucionalizmit e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb aktet kushtetuese shqiptare, duke e p\u00ebrq\u00ebndruar v\u00ebmendjen n\u00eb Kushtetut\u00ebn e vitit 1998.<\/p>\n<p>Analiza p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb librit referohet n\u00eb burime t\u00eb shumta autoritare, doktrinare dhe jurisprudenciale, t\u00eb huaja dhe vendase. Bibliografia e konsultuar dhe referancat p\u00ebrkat\u00ebse mund t\u2019u vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb studiuesve t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb tej dhe p\u00ebr t\u2019u thelluar n\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe argumente t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fillim, kur u njoha me p\u00ebrmbajtjen e librit, pa e lexuar me kujdes, isha mosbesues dhe skeptik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb objektiv studimor kaq t\u00eb gjer\u00eb dhe p\u00ebr bashkimin e dy pjes\u00ebve kryesore t\u00eb tij, pavar\u00ebsisht arsyeve t\u00eb shprehura nga autori p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrqasje. Por, mbasi e mbarova s\u00eb lexuari, besoj se autori ia ka dal\u00eb t\u2019i mbaj\u00eb k\u00ebto dy pjes\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00eb fill p\u00ebrshkrues, q\u00eb nd\u00ebrlidh kuptimin dhe filozofin\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut me konstitucionalizmin, duke i sh\u00ebrbyer dhe q\u00ebllimit praktik t\u00eb librit\u201d, thot\u00eb Dr. Sokol Berberi n\u00eb parath\u00ebnien e librit.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4792-scaled.jpg\" rel=\"lightbox\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-1223605 aligncenter\" src=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4792-scaled.jpg\" sizes=\"(max-width: 2560px) 100vw, 2560px\" srcset=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4792-scaled.jpg 2560w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4792-300x200.jpg 300w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4792-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4792-768x512.jpg 768w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4792-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4792-2048x1365.jpg 2048w\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1707\" \/><\/a><\/p>\n<p>Lexuesi i librit do ta gjej\u00eb veten p\u00ebrball\u00eb dilemash t\u00eb tilla, si: a jan\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb prejardhura nga nj\u00eb fuqi mbinjer\u00ebzore, apo jan\u00eb thjesht konvencione, shpikje t\u00eb njeriut, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn? A kan\u00eb ato nj\u00eb pesh\u00eb specifike t\u00eb caktuar; a jan\u00eb ato t\u00eb barabarta mes tyre; a ndryshojn\u00eb me ndryshimin e rrethanave t\u00eb tjera politike, sociale e ekonomike? Kujt i p\u00ebrkasin t\u00eb drejtat e njeriut, apo, me fjal\u00eb t\u00eb tjera: cili \u00ebsht\u00eb subjekti q\u00eb mund t\u2019i pretendoj\u00eb ato? Ku bazohen t\u00eb drejtat e njeriut, cila \u00ebsht\u00eb baza e tyre filozofike? A ekzistojn\u00eb ato universalisht, apo kultura t\u00eb ndryshme detyrojn\u00eb edhe t\u00eb drejta t\u00eb ndryshme njer\u00ebzore? Po n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese shqiptare e gjetiu, si jan\u00eb konstitucionalizuar ato? Pasues t\u00eb cil\u00ebs shkolle t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut u b\u00ebn\u00eb et\u00ebrit tan\u00eb kushtetues, nga nj\u00ebri akt kushtetues n\u00eb tjetrin? A ishte kjo nj\u00eb zgjedhje e vet\u00ebdijshme, apo jo? \u00c7far\u00eb mund t\u00eb thuhet p\u00ebr p\u00ebrmasat, efikasitetin, garancit\u00eb nd\u00ebr vite?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjet nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb detajuara e shteruese, qoft\u00eb edhe p\u00ebr faktin se, disa nga k\u00ebto pyetje jan\u00eb t\u00eb atij karakteri e asaj p\u00ebrmase, sa t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si baza p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr tjet\u00ebr, krejt\u00ebsisht t\u00eb dedikuar e s\u00ebrish t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Sidoqoft\u00eb, \u00e7do individ i interesuar p\u00ebr t\u2019u thelluar m\u00eb tej, pas k\u00ebtij leximi do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb s\u00eb paku nxitjen intelektuale dhe orientimin n\u00eb referencat shkencore.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>\u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d, nj\u00eb lib\u00ebr i munguar n\u00eb auditore<\/strong><\/p>\n<p>Promovimi i librit, \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d,\u00a0 erdhi n\u00eb form\u00ebn e bashk\u00ebbisedimit mes student\u00ebve, pedagog\u00ebve t\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave Juridike, Politike dhe Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe autorit Denar Biba si nj\u00eb botim q\u00eb do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb shum\u00eb atyre n\u00eb t\u00eb dyja nivelet e studimit si n\u00eb Bachelor ashtu edhe n\u00eb Master.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i guximsh\u00ebm sepse shk\u00ebputet nga qasja ngusht\u00ebsisht teknike dhe duket sikur dhe ngjyrat n\u00eb kopertin\u00eb pasqyrojn\u00eb an\u00ebn tuaj personale. Shpeshher\u00eb n\u00eb n\u00ebp\u00ebr rreshta gjenden qaseje tuaja individuale, por q\u00eb e shprehin qartazi q\u00ebndrimin tuaj ndaj temave t\u00eb ndjeshme. Ajo q\u00eb do t\u00eb konsideroja si vler\u00eb e shtuar p\u00ebr student\u00ebt \u00ebsht\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ju e keni parashtruar. Kontributi juaj n\u00eb raport me libra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i konsideroj m\u00eb teknik, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i plot\u00eb, m\u00eb i arrir\u00eb n\u00eb terma t\u00eb shprehive dhe n\u00ebnkupton at\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb tuaj ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe nj\u00eb qasje filozofike\u201c, u shpreh Dekania e Fakultetit t\u00eb Shkencave Juridike, Politike dhe Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb UET, Juelda Lam\u00e7e gjat\u00eb promovimit t\u00eb librit n\u00eb UET.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pedagogia e UET, Sofjana Veliu e konsideroi si nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vonuar dhe t\u00eb munguar p\u00ebr auditoret e universitetit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb lib\u00ebr i vonuar, ndoshta jo p\u00ebr autorin, por p\u00ebr ne q\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb \u201cT\u00eb drejt\u00ebn Kushtetuese\u201d n\u00eb Bachelor dhe Master \u00ebsht\u00eb ndier\u00eb si nj\u00eb mang\u00ebsi nj\u00eb botim i till\u00eb. Pavar\u00ebsisht se ka botime, ky lib\u00ebr p\u00ebrcjell nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb qart\u00eb, por ka edhe nj\u00eb koncept filozofik t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, jo thjesht zb\u00ebrthimi i dispozit\u00ebs kushtetuese, ose interpretim, por ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zb\u00ebrthimin e konceptit se \u00e7far\u00eb jan\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut\u201c, u shpreh Veliu.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4767-scaled.jpg\" rel=\"lightbox\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-1223607 aligncenter\" src=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4767-scaled.jpg\" sizes=\"(max-width: 2560px) 100vw, 2560px\" srcset=\"https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4767-scaled.jpg 2560w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4767-300x200.jpg 300w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4767-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4767-768x512.jpg 768w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4767-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/liberale.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4767-2048x1365.jpg 2048w\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1707\" \/><\/a><\/p>\n<p>\u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d vjen p\u00ebrmes recensave shum\u00eb pozitive nga profesionist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e njohin mir\u00eb ligjin dhe kan\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00ebp\u00ebr poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb fakti se, analiz\u00ebn filozofike mbi t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb debat filozofik, autori e ka pasur si orientim p\u00ebr ta paraqitur jo vet\u00ebm n\u00eb krer\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por edhe brenda \u00e7do kreu. E gjith\u00eb analiza t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se ke t\u00eb b\u00ebsh me nj\u00eb autor q\u00eb ka studiuar n\u00eb shkencat filozofike dhe jo ato juridike. Ne na mungojn\u00eb analiza t\u00eb tilla nga jurist\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto trajtesa kemi nevoj\u00eb dhe autori na e ka plot\u00ebsuar nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb till\u00eb.\u201d, \u00e7mon juristi dhe Drejtori i Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, Sokol Sadushi.<\/p>\n<p>\u201cNiveli shkencor i librit \u00ebsht\u00eb mjaft i arrir\u00eb n\u00eb t\u00eb dy pjes\u00ebt e tij. N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb, fillimisht mund t\u00eb duket se gj\u00ebrat p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb njohura, por kur i lexon ato, menj\u00ebher\u00eb konstatohet se \u00e7\u00ebshtjet trajtohen n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt origjinale. Autori jo vet\u00ebm radhit, p\u00ebrmend autor\u00eb, ngjarje dhe dokumente, por nd\u00ebrhyn, vler\u00ebson, komenton dhe analizon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme e n\u00eb \u00e7do paragraf. Ai nuk heziton t\u00eb thot\u00eb mendimin e tij kudo dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tep\u00ebr t\u00eb k\u00ebndshme dhe unike. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto arsye libri lexohet me mjaft d\u00ebshir\u00eb, pavar\u00ebsisht hap\u00ebsirave q\u00eb normalisht i lihen lexuesit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ose jo dakord me ato q\u00eb thuhen aty. Para jush sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shkencore, e plot\u00eb, tep\u00ebr origjinale, shum\u00eb interesante dhe mjaft e dobishme.\u201d, vler\u00ebson ish-Kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori.<\/p>\n<p>\u201cAutori shpalos dhe u referohet autoriteteve me m\u00eb shum\u00eb influenc\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e sotme t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Ai nuk i reziston tundimit intelektual, disi romantik, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb debatet filozofike q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar t\u00eb drejtat e njeriut q\u00eb n\u00eb pik\u00ebnisje, duke u rreshtuar n\u00eb krahun e atyre mendimtar\u00ebve dhe filozof\u00ebve q\u00eb mbrojn\u00eb pik\u00ebpamjen e t\u00eb drejt\u00ebs natyrore si burim p\u00ebr drejtat e njeriut. K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim autori p\u00ebrpiqet ta reflektoj\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb analiz\u00ebs edhe n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb librit. Ndoshta, autori, m\u00eb shum\u00eb se sa p\u00ebr bazueshm\u00ebrin\u00eb e argumentit filozofik e teorik t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs natyrore, nga nj\u00eb k\u00ebnv\u00ebshtrim utilitar, reflekton shqes\u00ebsimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur teorin\u00eb q\u00eb i mbron dhe i garanton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb efektive dhe praktike t\u00eb drejtat e njeriut\u201d, \u00e7mon Dr. Sokol Berberi.<\/p>\n<p>Denar Biba \u00ebsht\u00eb gjithashtu bashkautor i librit \u201cParime Kushtetuese dhe t\u00eb Drejtat Themelore n\u00eb Jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d (Botimet \u201cKonrad Adenauer Stiftung\u201d &amp; UT, Adelprint, Tiran\u00eb 2012)<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d Juristi Denar Biba sjell \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d, botimi m\u00eb i ri i UET Press, nj\u00eb analiz\u00eb filozofike mbi t\u00eb drejtat e &hellip; <\/p>","protected":false},"author":2,"featured_media":11627,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[61],"tags":[],"class_list":["post-11363","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-te-ndryshme"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v26.9 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d - UET<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d - UET\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d Juristi Denar Biba sjell \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d, botimi m\u00eb i ri i UET Press, nj\u00eb analiz\u00eb filozofike mbi t\u00eb drejtat e &hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"UET\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-11-13T08:57:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-11-19T13:17:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4780-scaled.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"2560\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1707\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Suela Laska\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Suela Laska\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/\"},\"author\":{\"name\":\"Suela Laska\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/df35561f00aff5c7b714f046a4c90a6f\"},\"headline\":\"UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d\",\"datePublished\":\"2021-11-13T08:57:37+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-19T13:17:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/\"},\"wordCount\":1794,\"commentCount\":9,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4780-scaled.jpg\",\"articleSection\":[\"T\u00eb ndryshme\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/\",\"name\":\"UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d - UET\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4780-scaled.jpg\",\"datePublished\":\"2021-11-13T08:57:37+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-19T13:17:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4780-scaled.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4780-scaled.jpg\",\"width\":2560,\"height\":1707},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/uet.edu.al\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"name\":\"UET\",\"description\":\"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization\",\"name\":\"Universiteti Europian i Tiranes\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png\",\"width\":1418,\"height\":696,\"caption\":\"Universiteti Europian i Tiranes\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/df35561f00aff5c7b714f046a4c90a6f\",\"name\":\"Suela Laska\",\"url\":\"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/suela\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d - UET","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d - UET","og_description":"UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d Juristi Denar Biba sjell \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d, botimi m\u00eb i ri i UET Press, nj\u00eb analiz\u00eb filozofike mbi t\u00eb drejtat e &hellip;","og_url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/","og_site_name":"UET","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/","article_published_time":"2021-11-13T08:57:37+00:00","article_modified_time":"2021-11-19T13:17:21+00:00","og_image":[{"width":2560,"height":1707,"url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4780-scaled.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Suela Laska","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Suela Laska","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/"},"author":{"name":"Suela Laska","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/df35561f00aff5c7b714f046a4c90a6f"},"headline":"UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d","datePublished":"2021-11-13T08:57:37+00:00","dateModified":"2021-11-19T13:17:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/"},"wordCount":1794,"commentCount":9,"publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4780-scaled.jpg","articleSection":["T\u00eb ndryshme"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/","name":"UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d - UET","isPartOf":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4780-scaled.jpg","datePublished":"2021-11-13T08:57:37+00:00","dateModified":"2021-11-19T13:17:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#primaryimage","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4780-scaled.jpg","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/AAA_4780-scaled.jpg","width":2560,"height":1707},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/uet-departments-book-review-denar-biba-sjell-nje-analize-filozofike-te-drejtat-e-njeriut-dhe-konstitucionalizimi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/uet.edu.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"UET Department\u2019s Book Review\/ Denar Biba sjell nj\u00eb analiz\u00eb filozofike \u201cT\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konstitucionalizimi\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#website","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","name":"UET","description":"Universiteti Europian i Tiran\u00ebs","publisher":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#organization","name":"Universiteti Europian i Tiranes","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","contentUrl":"https:\/\/uet.edu.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Logo-pa-adrese.png","width":1418,"height":696,"caption":"Universiteti Europian i Tiranes"},"image":{"@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/UniversitetiEuropianiTiranes\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/#\/schema\/person\/df35561f00aff5c7b714f046a4c90a6f","name":"Suela Laska","url":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/author\/suela\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11363","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11363"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11363\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11367,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11363\/revisions\/11367"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11627"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11363"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11363"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/uet.edu.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11363"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}