Master of Science

 

Pse të zgjidhni një program Master i Shkencave?

Programet e studimit Master i Shkencave ofrojnë thellim, zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor. Qëllimi është pajisja e studentit me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike.

Programi Masteri i Shkencave ofrohet me 120 kredite ECTS dhe ka kohëzgjatje normale 2 vite akademike. Ky program e përgatit studentin me aftësitë dhe kompetencat profesionale për të dalë në tregun e punës, por edhe i jep mundësinë edhe për të zhvilluar një karrierë akademike duke vazhduar studimet e doktoratës.


Frekuentimi

Për programet e studimit Master i Shkencave frekuentimi është i detyrueshëm në masën 80 (tetëdhjetë) % të leksioneve dhe seminareve.


Diplomimi

Punimi i diplomës duhet të jetë punë e pavarur dhe krijuese e studentit me rreth 19-20 mijë fjalë. Qëllimi i tij është të shfaqë aftësitë e studentëve për të mbledhur dhe për të vlerësuar informacionin, për të analizuar në mënyrë teorike faktet e mbledhura, si dhe për t’i paraqitur përfundimet e arritura në një format akademik. Kjo nënkupton edhe studime, të cilat synojnë “të përmirësojnë/plotësojnë teorinë” ose studime që bëjnë një reflektim mbi “gjendjen e debatit teorik”. Punimi zhvillohet me ndihmën e një profesori që e udhëheq studentin deri në finalizimin e temës së diplomës.

Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

“E drejtë Private dhe Biznesi” me profil ‘E drejtë private’
“E drejtë Private dhe Biznesi” me profil ‘E drejtë biznesi’

“E drejtë Publike dhe Ndërkombëtare” me profil ‘E drejtë penale’
“E drejtë Publike dhe Ndërkombëtare” me profil ‘E drejtë publike dhe kushtetuese’

“Shkenca Politike” me profil ‘Administrim Publik’
“Shkenca Politike” me profil ‘Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh’

“Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja POSIG”

“Marrëdhënie Ndërkombëtare” me profil ‘Çështje të Sigurisë’
“Marrëdhënie Ndërkombëtare” me profil ‘Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh’

Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit

“Financë” me profil ‘Banka dhe tregje financiare’
“Financë” me profil ‘Kontabilitet dhe Raportim Financiar’
“Financë” me profil ‘Auditim dhe Menaxhim Risku’

“Administrim Biznesi” me profil ‘Menaxhim Marketingu’
“Administrim Biznesi” me profil ‘Administrim Publik’
“Administrim Biznesi” me profil ‘Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh’

Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale

“Shkenca Komunikimi” me profil ‘Marrëdhënie Publike Politike’
“Shkenca Komunikimi” me profil ‘Menaxhim Marketingu’

“Psikologji” me profil ‘Psikologji Klinike’
“Psikologji” me profil ‘Psikologji Shkollore’
“Psikologji” me profil ‘Psikologji Këshillimi’

“Mësuesi për Arsimin e Mesëm” me profil ‘Arte’
“Mësuesi për Arsimin e Mesëm” me profil ‘Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndeti’
“Mësuesi për Arsimin e Mesëm” me profil ‘Gjuhët dhe Komunikimi’
“Mësuesi për Arsimin e Mesëm” me profil ‘Matematikë’
“Mësuesi për Arsimin e Mesëm” me profil ‘Shkencat e Natyrës
“Mësuesi për Arsimin e Mesëm” me profil ‘Shoqëria dhe Mjedisi’
“Mësuesi për Arsimin e Mesëm” me profil ‘Teknologjia dhe TIK’

Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës

“Teknologji Informacioni” me profil ‘Zhvillim Softweresh’
“Teknologji Informacioni” me profil ‘IT e biznesit’
“Teknologji Informacioni” me profil ‘Menaxhim dhe Vlerësim Projektesh’
“Teknologji Informacioni” me profil ‘Inovacion’

“Inxhinieri Informatike” me profil ‘Inxhinieri Softwere-sh’
“Inxhinieri Informatike” me profil ‘Siguria e sistemeve të informacionit’
“Inxhinieri Informatike” me profil ‘Menaxhim të dhënash’
“Inxhinieri Informatike” me profil ‘Dizenjim dhe zhvillim aplikimesh’

“Inxhinieri Industriale” me profil ‘Inxhinieri Energjitike’
“Inxhinieri Industriale” me profil ‘Inxhinieri Mekanike’
“Inxhinieri Industriale” me profil ‘Inxhinieri Transporti’

“Inxhinieri Ndërtimi” me profil ‘Infrastrukturë Transporti’

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

“Infermieri”

“Fizioterapi” me profil ‘Teknika Rehabilitimi’

“Imazheri dhe Radioterapi”

Master of Science