Vahidije Kadiu

MSc. Vahidije KADIU

Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetit e Tiranës , MSH në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze, BA në Gjuhë Angleze.  Eksperienca e saj në mësimdhënie në nivel universitar ka filluar në Mars, 2015 si Lektore ne Universitetin “Aleksander Moisiu“ , Durres. Gjatë kësaj periudhe, është përfshirë në zhvillimin e leksioneve dhe seminareve  të lendës Gjuhë Angleze. Në tetor 2015 u atashua pranë Universiteti Europian të Tiranës si Asistent Lektore, Departamenti Shkencave Humane dhe Komunikimit. Autore e disa botimeve për çështje që lidhen me mësimdhënien e gjuhës së huaj në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht, mban dhe pozicionin e Koordinatores së Zyrës së Studimeve Doktorale.