UET “UNIVERSITETI I BIZNESIT”. Pse funksionoi nisma 5 vjet më parë

Programi 500+ është një vazhdim i iniciativës së UET për të qenë i shndërruar në universitet i biznesit. Ky projekt përfshin 500 kompanitë më të mëdha në vend sipas klasifikimit zyrtar dhe është një projekt i gjerë bashkëpunimi vjeçar në aspekte të ndryshme.

 

Bota akademike sot, e di fort mirë se studentët nuk mjafton t’i pajisë vetëm me njohuri teorike, sidomos në një treg pune dinamik, që çdo ditë krijon hapësira të reja si pasqyrim i zhvillimeve teknologjike. Duke patur në fokus ofrimin e programeve të studimit që janë afër kërkesave të tregut, me qëllim që të diplomuarit të jenë të aftë dhe të përgatitur për t’u përballur me të gjitha sfidat dhe të papriturat që rezervon rrugëtimi i tyre profesional, Universiteti Europian i Tiranës ka krijuar prej 5 vitesh tashmë, programin 500+. Ky është një projekt partneriteti në disa sfera, i cili e mban botën akademike në kontakt të vazhdueshëm me biznesin apo institucionet financiare  me anë të takimeve të rregullta me ta. Programi 500+ është një vazhdim i iniciativës së UET për të qenë i shndërruar në universitet i biznesit. Ky projekt përfshin 500 kompanitë më të mëdha në vend sipas klasifikimit zyrtar dhe është një projekt i gjerë bashkëpunimi vjeçar në aspekte të ndryshme. Pjesë e këtij rrjeti janë 100 kompani, për secilin prej pesë Fakulteteve të UET. Programi 500+ synon të thellojë dhe materializojë kooperimin me biznesin dhe tregun e punës duke ofruar për të gjitha këto kompani një gamë shërbimesh, procesesh që kanë të bëjnë me natyrën e institucionit dhe me detyrat dhe qëllimet që kanë këto biznese.

Ky program përfshin 4 sfera të kooperimit; kualifikime afatgjata të ciklit BA, Master Profesional, Master të Shkencave, së shpejti edhe Master Ekzekutiv për ekipet e këtyre 500 kompanive. UET gjithashtu ofron konsulencë të specializuar ne një numër fushash siç janë shërbimet e marrëdhënieve publike, marketingut, planet e kërkimet e tregut, shërbime juridike, shërbime të IT,etj. Pa harruar bashkëpunimin me këto 500 kompani në kuadrin e përgjegjësisë sociale duke ndarë së bashku vizione, vlera dhe praktika bashkëkohore të përgjegjësisë së korporatës në shoqëri. Ndërkohë që ky partneritet krijon edhe të gjithë hapësirat e nevojshme për studentët që të ndjekin praktika dhe internshipe. Rregullisht në auditorët e UET ftohen CEO, drejtues, shefa departamentesh në institucione, të cilët ndajnë përvojën e tyre me studentët. Ndër vite në sajë të këtij bashkëpunimi janë organizuar shumë tryeza diskutimi si dhe aktivitete nga më të shumëllojshmet, me qëllim përgatitjen në universitet të një kapitali human që është një vlerë e shtuar për tregun e punës.

UET si universitet i biznesit ka ndërmarrë vazhdimisht nisma të tjera promovuese për lidhjen e studentit me tregun e punës, të tilla si Bordet e Tregut të Punës, apo Panairet e Punës.

Në dekadën e dytë oferta akademike e Universitetit Europian të Tiranës vjen e zgjeruar në pesë Fakultete. Ky ndryshim është shoqëruar me një sërë risish, ku formati i organizimit të Panairit të Punës është një prej tyre. Përgjatë pesë javëve, studentët e secilit fakultet, kanë mundësinë të njihen me ofertat për punësim dhe internship të kompanive prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare që operojnë në fushën e tyre të studimit. Përgjatë këtij eventi ata kanë shansin të zhvillojnë intervistat paraprake, si dhe të bëjnë aplikimet e para për një pozicion pune në kompanitë që konsiderojnë të përshtatshme për profilin dhe interesat e tyre. Ky kontakt i hershëm me tregun e punës ka rezultuar shpesh herë në një avantazh të madh për ta, jo vetëm në sigurimin e praktikave apo vëndeve të punës, por edhe për një orientim të mëtejshëm në lidhje me karrierën që duan të ndjekin.

Ndërkohë që Bordi i Tregut të Punës është një tjetër strukturë që funksionon prej vitesh në UET dhe përbëhet nga ish-studentë, të cilët tashmë janë të pozicionuar suksesshëm në tregun e punës. Ky bord shërben për krijimin e një rrjeti dhe rritjen e mundësive të punësimit të studentëve të UET. Tashmë në dekadën e tij të dytë  Universiteti Europian i Tiranës suksesin e dëshmon jo vetëm me certifikimet kombëtare dhe ndërkombëtare të cilësisë, por edhe falë suksesit të studentëve të tij që janë pozicionuar tashmë në tregun e punës. Mbi 10,000 studentë të diplomuar, janë “ambasadorë” të markës së UET dhe synimi i këtij universiteti është që nëpërmjet mbledhjes së Bordit të Tregut të Punës, i cili përbëhet nga disa prej studentëve më të dalluar ndër vite për ekselencën, iniciativën dhe suksesin në tregun e punës, të forcojë një nga asetet e tij më të forta, rrjetizimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *