Tomi Treska

Prof. Asoc. Dr. Tomi Treska

Pozicioni në UET: Lektor me kohë të plotë pranë Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve

Me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie në nivel universitar, eksperiencë e pasur pune me organizata dhe agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare veçanërisht në fushën e trajnimeve dhe të ngritjes së kapaciteteve të drejtuesve të shkollave dhe mësuesve për tematika që lidhen me administrimin e arsimit, metodologjitë e mësimdhënies, partneritetin shkollë – familje, “qeverisjen e mirë”, etj., hartues i shumë analizave, studimeve, raporteve, vëzhgimeve etj.

Ka publikuar shumë artikuj shkencorë në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit. Prej vitit 2005 e në vijim është autor i teksteve të historisë për sistemin e arsimit parauniversitar.

Ka punuar për rreth 8 vjet me organizata dhe agjenci ndërkombëtare.

Është anëtar i Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.