Thirrje aktuale për punësim

UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS KËRKON TË REKRUTOJË SEKRETARE MËSIMORE

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT
• Mban dhe përditëson rekordet e studentëve.
• Hedh të dhënat e studentëve në regjistrin themeltar.
• Plotëson dhe përditëson në mënyrë elektronike formularin e paradiplomimit të studentit “fisha e studentit”.
• Plotëson suplementin e diplomës, sipas rregullave të përcaktuara në udhëzimin e Ministrisë përgjegjëse për arsimin e
lartë..
• Bën zbardhjen e rezultateve të tyre mbas korrigjimit.
• Përpunon statistika (kalueshmëria, mungesat etj).
• Harton vërtetime dhe lista notash, si dhe kopje të suplementit të diplomës.
• Mbikëqyr plotësimin e rregullt të procesverbaleve përfundimtare të lëndëve.
• Identifikon në çdo sezon riprovimesh studentët që kanë provime dhe regjistron studentët që duan të përmirësojnë notën.
• Çdo detyrë tjetër me natyrë sekretarie, në shërbim të studentëve, të ngarkuar nga Sekretari i Përgjithshëm (SP).

Për më tepër informacion mbi aplikimin kliko këtu! 

UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS KËRKON TË REKRUTOJË KOORDINATORE DEPARTAMENTI

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT
• Verifikon prezencën e pedagogëve në orët e mësimit dhe informon çdo ditë Drejtuesin e Zyrës së Burimeve Njerëzore,
Përgjegjësin e Departamentit dhe zv.Rektorin për orët e mësimit, të pazhvilluara; në fund të javës përgatit një memo përmbledhëse
me shkrim.
• Përgatit relacionin mujor me listë prezencën dhe numrin e orëve të mësimit të zhvilluara nga pedagogët e jashtëm dhe të
brendshëm të departamentit i cili pasi firmoset nga Koordinatorja dhe Përgjegjësi i Departamentit, i dërgohet Drejtuesit të Zyrës së
Burimeve Njerëzore.
• Mban kontakte të rregullta me studentët që ndjekin programe studimi të Departamentit.
• Në bashkëpunim me përgjegjësin e departamentit, përgatit dhe dorëzon tek Sekretari i Përgjithshëm matricën me të
dhënat për hartimin e orarit mësimor.
• Trajton kërkesat e studentëve për regjistrim dhe çregjistrim të lëndëve.
• Mbledh detyrat e kursit të studentëve që ndjekin programe studimi të Departamentit përkatës.
• Çdo detyrë tjetër që mund t’i ngarkohet nga Përgjegjësi i Departamentit/Dekani dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Për më tepër informacion mbi aplikimin kliko këtu!