Tatjana Mocka

MSc. Tatjana Moçka

Pozicioni në UET: Asistent Lektore – Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit; Departamenti i Ekonomiksit dhe Financës

 

KUALIFIKIMI AKADEMIK FUSHA E STUDIMEVE DHE UNIVERSITETI
Analiste Financiare e Çertifikuar (CFA) Kandidate për Analiste Financiare e Çertifikuar, CFA Institute, SHBA.
Studime Master MSH në “Financë Bankë”, profili “Banka dhe Tregje Finaciare”, Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë.
Studimet e larta, Bachelor BA në Financë, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Vlorë.
Kurse të ndryshme specializimi Praktikë pranë Departamentit të Borxhit të keq, “Albtelecom”,Tiranë; praktikë pranë “Bankës së Shqipërisë”, Departament i Stabilitetit Financiar dhe i Statistikave.

 

Tatjana Moçka është diplomuar në degën “Financë” pranë Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, në 2013. Më tej, ka vijuar studimet master i shkencave, po në fushën e financës pranë Universitetit Europian të Tiranës, ku pas përfundimit të studimeve iu bashkua stafit të Universitetit Europian të Tiranës, si asistent lektore pranë Departamentit të Ekonomiksit dhe Financës.