Sokol Ndoka

Dr. Sokol NDOKA

Pozicioni në UET: Lektor – Departamenti Ekomiksit dhe Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit.
Fushat e ekspertizës: Kontabilitet Financiar; Kontabiliteti i Kostos; Kontabiliteti i Drejtimit; Kontroll i Brendshëm dhe Audit; Menaxhimi i Institucioneve Financiare

Sokol Ndoka ka përfunduar studimet e larta, Bachelor në periudhën 2007-2010 dhe Masterin Shkencor në periudhën 2010-2012, profili Menaxhim, Fakulteti Ekonomik pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi“. Gjatë periudhës 2013-2018, Ndoka ka përfunduar studimet e Doktoratës në profilin Financë pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe IT në Universitetin Europian të Tiranës me temë “MENAXHIMI I RREZIQEVE FINANCIARE, KUSHT PËR PËRFITUESHMËRINË E BANKAVE TREGTARE NË SHQIPËRI; PERIUDHA 2006-2015. Gjatë periudhës 2012- 2013, ka punuar si asistent Kontabilist pranë kompanisë Edi-Elt Consulting & Account. Në shkurt të vitit 2015, Ndoka filloi punë si pedagog i jashtëm në departamentin e Financës & Ekonomiksit, Fakulteti Ekonomik dhe IT në Universitetin Europian të Tiranës. Që prej tetorit të vitit 2015, Ndoka punon si pedagog i brendshëm në Universitetin Europian të Tiranës.