Shkolla dimërore e UET për raundin e 9 të projektit ESS

UET, në bashkëpunim me INSTAT dhe Koordinatorit Kombëtar i Raundit të 9  për projektin ESS, z. Alban Nelaj zhvilloi këtë fundjavë shkollën dimërore në kuadër të raundit të 9të të Hulumtimit Social Europian (ESS). Shqipëria është pjesë e këtij raundi dhe gjatë dy ditëve pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me metodat e kërkimit, disa konkluzione dhe mësime të nxjerra nga puna në terren.

ESS është një studim ndër-kombëtar, me karakter akademik, që është zhvilluar në të gjithë Europën që nga themelimi i saj në 2001. Anketa mat qëndrimet, besimet dhe modelet e sjelljes së qytetarëve në më shumë se tridhjetë shtete dhe zhvillohet çdo dy vite. . ESS round 9 in Albania u mbështet nga PERFORM, projekt i SDC dhe implementuar nga Helvetas & Universiteti i Fribourg.

Shkolla dimërore e zhvilluar në Durrës u zhvillua në formën e një workshop ku merrnin pjesë 25 kërkues të rinj shkencorë nga universitetet shqiptare dhe kosovare të cilët u trajnuan nga Alma Kondi përfaqësuese e INSTAT Alban Nelaj, në cilësinë e Kordinatorit Kombëtar, si dhe pedagogët e Elvin Gjevori Phd, Dr. Klodjan Rama, Dr Teuata Xhindi e cila është dhe Përgjegjëse e Departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë në UET.  Shkolla Dimërore për Raundin e 9-të të Projektit ESS vjen pas 3 trajnimeve të mëparshme që ishin zhvilluar në Universitetin Europian të Tiranës.

Trajnuesit e këtij workoshopi trajtuan çështje mbi mbledhjen e të dhënave dhe përpunimin e tyre, sigurimin e cilësisë në studimet ndërsektoriale, për mënyrën se si të shkruajnë dhe të humlumtojnë për botimet e tyre akademike të cilat lidhen kryesisht nga përpunimi i të dhënave, duke iu referuar rasteve nga projekti i mëprshëm i ESS në vitin 2012 i cili ishte mbi besimin dhe përceptimin e qytetarëve ndaj politikës.

Qëllimi i këtij workoshop-i ishte që kërkuesit e rinj të afroheshin më shumë me metodat e fundti që institucionet por edhe universitetet e Bashkimit Europian përdorin për të analizuar dhe për të nxjerrë një përfundim sa më të qartë të kërkimit të tyre.

Ndërkohë, drejtoresha e zyrës së “Zhvillimit të Projekteve dhe Partneriteteve” pranë Universitetit Europian të Tiranës Dr. Ketrina Cabiri deklaroi se ky workshop ka si qëllim që të arrijë dhe të përhapë standardet më të larta të cilësisë në hulumtimet ndërkombëtare në shkencat shoqërore, duke përfshirë, për shembull, hartimin e pyetësorit dhe para-testimin, marrjen e mostrave, grumbullimin e të dhënave, uljen e paragjykimeve dhe besueshmërinë e pyetjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *