SHKEMBIMET STUDENTORE

Ndërkombëtarizimi & ERASMUS+

UET është një institcion i arsimit të lartë, i përkushtuar në ndërkombëtarizimin e programeve të studimit, proceseve akademike dhe zhvillimit të stafit dhe kërkimit përmes mundësive që ofron ndërkombëtarizimi. UET synon të bëhet një qendër e rëndësishme kombëtare dhe rajonale sa i takon bashkëpunimit universitar, shkëmbimeve me karakter kërkimor shkencor dhe debatin e ideve që promovojnë vlerat akademike dhe ato të qytetarisë europiane. Ne synojmë ofrimin e diplomave të përbashkëta me universitetet prestigjoze Europiane, me të cilat kemi ndërtuar partneritet në kuadrin e programeve të përbashkëta të studimit.

Nëpërmjet kësaj zyre UET ka arritur një bashkëpunim të frytshëm me universitete partnere prestigjoze si: Malardalen University, Suedi ; Lappeenranta University of Technology në Finlandë, The Hague University of Applied Sciences në Hollandë, Emden-Leer University dhe Hochschule Ludwigshafen në Gjermani; NOVA University of Lisbon në Portugali, Universiteti i Salzburgut në Austri; Universiteti i Bolonjës, Pavias dhe Genoas në Itali; Central European University, Hungari, Lille University, Francë etj. UET bashkëpunon me CEU në kuadër të GTFP-program për rritjen e mësimdhënies anglisht në UET. Gjithashtu, ofron diplomë të përbashkët Master në Shkenca Politike -PoSIG, me Universitetin e Salzburg në Austri.

Në periudhën kohore 2015-2019, përmes projekteve Tempus Sigma Agile dhe Erasmus+ International Credit Mobility (ICM), kanë fituar të drejtën për të kryer periudha mësimore ose kërkiore në universitete europiane më shumë se 165 studentë të UET. Nga ana tjetër, UET është një institucion pritës për 26 studentë nga Universitete partnere, të cilët kryejnë në UET semestër studimi në gjuhën angleze.

Për informacione të detajuara referojuni seksionit Shkëmbime Ndërkombëtare

Person kontakti për studentet:

Ines Troshani
Koordinatore e Marrëdhënieve me Jashtë

[email protected]