SHKËMBIMET NDËRKOMBËTARE

I. UET në Erasmus+ International Credit Mobility

erasmusPlusQë nga fillimi i skemës së re të financimit Erasmus+ në vitin 2014, UET ka bërë një progres të suksesshëm duke punuar me universitetet kombëtare, rajonale dhe të BE-së në disa Projekte të Erasmus  duke përfshirë: studime në nivelin Bachelor, Master dhe doktoraturë; Trajnime në biznese; Erasmus + Master I Përbashkët. Programi gjithashtu ofron mundësi për stafin për të ndërmarrë aktivitete për zhvillim profesional, përfshirë trajnime apo mësimdhënie.

Erasmus + do të ofrojë mundësi për më shumë se 4 milionë evropianë për të studiuar, trajnuar, për të fituar përvojë pune dhe vullnetare jashtë vendit. Erasmus + do të mbështesë partneritete transnacionale mbi Arsimin, Trajnimin, dhe institucionet rinore për të nxitur bashkëpunimin dhe një urë lidhëse në fushat e arsimit dhe punës, për të trajtuar mangësitë e aftësive me të cilat përballemi në Evropë. Erasmus + bashkon shtatë programet ekzistuese të BE-së në fushat e Arsimit, Trajnimit dhe Rinisë; për herë të parë Erasmus+ do të mbështesë Sportin.

Për më tepër mbi Erasmus+ lutem vizitoni faqen zyrtare të Komisionit Europian:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/index_en.htm

Për më tepër mbi Erasmus+ në Shqipëri lutem vizitoni faqen zyrtare të NEO:
http://erasmusplus.al/

II. UET dhe Shkëmbimet Bilaterale

UET përpiqet vazhdimisht brenda strategjisë së tij të ndërkombëtarizimit, të lidhë marrëveshje shkëmbimi për studentët dhe stafin. Marrëveshjet bilaterale mundësojnë shkembimin e studentëve, të cilët nuk paguajnë tarifë shkollore në universitetin pritës, si dhe njohje të peridhës së shkëmbimit. Synimi i marrëveshjes është t’i mundësojë studentëve përkatës përvojë ndërkombëtare dhe edukim ndër-kulturor, si dhe stafit shkëmbim të praktikave më të mira.

III. Si të përfshihesh?

UET shpall thirrjet për aplikime në mënyrë periodike, përmes njoftimeve me email.
Studentët incoming duhet të nominohen nga universiteti i tyre përkatës.

Studentët e UET tashmë mund të përfshihen në programin Erasmus Buddy/Mento, duke plotësuar linkun: goo.gl/WAHwGA

IV. Avantazhet e të paturit një eksperiencë Erasmus:

http://www.mapo.al/2016/02/te-mirat-e-te-qenit-nje-student-udhetues
http://www.mapo.al/2016/03/mobiliteti-erasmus-ne-uet-studenti-shqiptar-qytetar-i-ardhshem-europian

Intervistë me studentët exchange në UET
http://www.mapo.al/2016/08/rrugetimi-i-erasmus-njihuni-me-studentet-italiane-te-uet/1

STUDENTET ERASMUS NGA UET

STUDENTËT VIZITORË