Shërbimet

“Projekti UET për studentin” mbështetet nga një rrjet i gjerë multifunksional zyrash dhe njësish që janë në dispozicion, përgjatë viteve të studimit e më tej, nga pranimi tek aktivitetet sociale, praktikat, karriera akademike e profesionale dhe Alumni.


Zyra e Kujdesit ndaj Studentit
Zyra ka në fokus jetën studentore, aktivitete të shumta kulturore, sportive dhe çlodhëse, të cilat ideohen nga klubet studentore që funksionojnë brenda UET.


Zyra e Sekretares së Përgjithshme
Drejton dhe koordinon punën e sekretarisë mësimore dhe të koordinatoreve të departamenteve për zhvillimin e veprimtarive mësimore. Kjo zyrë garanton dhe mbikqyr organizimin dhe administrimin e procesit akademik dhe mësimdhënies. Në lidhje me studentin e UET, kjo zyrë përfaqeson hallkën kryesore të procesit akademik për një student nga fillimi i studimeve deri në diplomimin e tij.


Zyra e PR & Aktiviteteve
Ju ndihmon për organizimin e aktiviteteve të ndryshme akademike dhe studentore si dhe promovimin e tyre në media.


Portali i Studentëve
Në kuadër të investimeve të vazhdueshme të UET për përmirësimin e shërbimit ndaj studentëve, është ndërtuar së fundmi Portali i Studentëve, i cili u siguron studentëve informacion të plotë dhe në kohë reale lidhur me regjistrimet e lëndëve, programin mësimor, rezultatet e studimeve, orarin mësimor, etj. Nëpërmjet këtij portali studenti ka mundësinë të bëj kërkesa online për informacion ndaj sekretarisë së UET.
Ky portal mund të aksesohet vetëm në mjediset e UET (salla e internetit, rrjeti wireless).
Për të aksesuar këtë portal, mjafton të shkoni në adresën më poshtë:

http://ums-web/unistudent

Kredencialet individuale për aksesimin e këtij portali tërhiqen pranë Kordinatoreve përkatëse.
Manuali i shkurtër i përdorimit të portalit (kliko këtu).

 

Biblioteka
Biblioteka e Universitetit Europian të Tiranës u krijua në të njëtën kohë me universitetin. Synimi i Universitetit Europian të Tiranës përmes kësaj biblioteke, është krijimi i një qendre bazë për ofrimin e informacinit shkencor dhe jo vetëm, për t’i ardhur në ndihmë stafit akademik dhe studentëve të tij.
Biblioteka ndodhet në ambientet e kampusit të UET, me një sipërfaqe 300 m2 dhe kapacitet 170 vende studimi. Ajo ofron kushte optimale për lexuesit e saj në të gjitha fushat e studimit që ofrojnë programet akademike në fakultetet e UET.

Biblioteka është rritur vit pas viti dhe vazhdimisht pasurohet me literaturë bashkëkohore në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj, përmes blerjeve, abonimeve, donacione nga individë, organizata të ndryshme, fondacione e projekte si: Fondacioni “Dr. Heinz und Anita Lütke”, botimet e Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore, UNDP, UNICEF dhe prej bashkëpunimit me Shanghai Library, nëpërmjet projektit  “Window of Shanghai”

Biblioteka e UET është pjesë e sistemit COBISS (Sistemi dhe shërbimet e përbashkëta bibliografike online) dhe ofron akses për një numër të madh titujsh librash dhe revistash të fushave të ndryshme si: ekonomia, jurisprudenca, marrëdhënie publike, shkenca politike, filozofia, shkencat e edukimit dhe ato të aplikuara, kolana me autorë të ndryshëm etj. Një element i rëndësishëm në funksionin e bibliotekës është edhe përdorimi i literaturës online. Kjo është bërë e mundur përmes abonimeve ose  nga projekte të ndryshme qe Biblioteka e UET ka siguruar në bibliotekat dixhitale, si: SAGE, Social Science Library, Questia etj..-

Librat janë të sistemuara sipas disiplinave ku ato bëjnë pjesë. Biblioteka bashkëpunon në mënyrë të përhershme me shtëpinë botuese “UET Press” dhe ka në fondin e saj të gjitha botimet e UET Press. Biblioteka ofron shërbim profesional dhe ndihmon me orientime dhe sugjerime lexuesit e saj për zgjedhjen e literaturës që ju duhet përgjatë studimeve e punës së tyre kërkimore.

strisha

Katalogu online i Universitetit Europian i Tiranës

books
Katalogu online – OPAC  (“Kliko Ketu”)

Lidhje te dobishme me biblioteka te tjera:

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë 
COD – Biblioteka e Kryeministrisë
Biblioteka e Kongresit – Amerikan
Biblioteka Kombëtare Gjermane
Biblioteka e Shangait
Biblioteka Shkencore e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Orari i shërbimit:

E hënë – E premte 09:00 – 20:00 dhe E shtunë 09:00 – 17:00.
(Gjatë sezonit të provimeve Biblioteka punon me orar të zgjatur)

strisha
Në rast se keni paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni:
biblioteka@uet.edu.al

Libraria
Libraria gjendet në hyrjen kryesore të UET, në të djathtë. Një mjedis i bollshëm që të përcjell dashuri dhe përkushtim ndaj librit. E hapur në vitin 2006 që në ditët e para të themelimit të universitetit, synimi i saj ishte të mbështeste e lehtësonte punën e stafit akademik në pajisjen me literaturën e duhur të studentëve. Me rritjen e numrit të botimeve të universitetit, dhe të veprimtarisë akademike të tij, libraria zgjeroi hapësirën në funksion të librit, shtoi titujt e kolanat dhe, çfarë është më e rëndësishmja, u rrit profesionalisht, duke u shndërruar në një qendër informacioni e shërbimi, falë edhe përkushtimit e angazhimit të stafit të saj. Libraria është perceptuar t’i ofrojë shërbim një komuniteti sa më të larmishëm lexuesish, duke ofruar njohuri e këndvështrime ndryshe ose duke i ndihmuar në rritjen e shkallës së integrimit nëpërmjet titujve të shumtë që ofron. Sot libraria ka afro 700 tituj, përfshirë libra, revista e albume, botime të Shtëpisë Botuese Universitare UET Press apo të shtëpive të tjera botuese që operojnë në tregun shqiptar. Botimet janë kryesisht në shqip.


ORARI

Libraria është e hapur nga e hëna në të premte në oraret: 09.00 – 14.00 dhe 15.00-18.00 dhe të shtunën nga ora 10.00 – 14.00.


TITUJT QË OFROHEN
Pranë librarisë UET mund të gjeni tituj shumë të mirë, që ne u referohemi si akademikë, që do të thotë se shërbejnë si tekste universitarë apo libra referimi për një disiplinë të caktuar. Titujt e ofruar në këtë fushë janë kryesisht botime të UET Press. Selektimi i tyre është bërë përmes një procesi shumë të kujdesshëm nga pedagogët e stafit të UET si dhe nga Këshilli Botues i UET Press. Për përkthimet në shqip janë angazhuar profesionistët më të mirë të fushës, duke pasur kujdes në një harmonizim sa më të mirë të shkallës së njohjes së gjuhës me përkatësinë profesionale. Autorët shqiptarë janë kryesisht pedagogë të UET, që kanë statusin jo vetëm të profesionistit, por edhe të qytetarit që kërkon të vejë në shërbim të lexuesit ekspertizën e tij, të ndajë me të ide për një shoqëri të hapur, të paraqesë perspektiva të reja apo identitete të munguara e të kërkuara. Librat e Adrian Civicit rreth globalizimit e teorive ekonomike i bëjnë nder bibliotekës së çdo lexuesi që ndjek me vëmendje dhe është i interesuar për zhvillimet më të fundit në këto fusha. Një vend të rëndësishëm në librari zënë titujt e autorëve që me veprën e fjalën e tyre ndikojnë, në rrjedhën e ngjarjeve të përditshme apo opinionet që formësojmë për to. Në formën e memuareve, albumeve, librave historikë apo letrarë, shkruar me një shqipe të bukur, bazuar në fakte e ngjarje të panjohura, falë punës së palodhur të kryer në arkiva të shumta apo burimeve të ndryshëm që kanë pasur mundësi të gjejnë e shfrytëzojnë vijnë librat e autorëve Blendi Fevziu, Sokol Balla, Mentor Nazarko, Henri Çili, Preç Zogaj, Dritëro Agolli, Ilir Ikonomi, Spartak Ngjela, Amik Kasoruho, Ben Blushi, Alastair Campbell apo David Smajl.