Samel Kruja

Samel Kruja

Samel Kruja ka përfunduar studimet Bachelor në degën Fizikë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vitet 2013-2016. Më pas, në vitet 2016-2018 ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Menaxhim Mjedisor Urban, pranë Fakultetit Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban, Universiteti Polis.

Aktualisht, punon si Asistent Lektore në Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, Universiteti Europian të Tiranës. Gjatë viteve 2016-2018 ka realizuar praktika pune pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Institutit për Zhvillimin e Habitatit Co-Plan dhe Studio Lura. Ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh me certifikime, si: trajnimi për Sistemin e Manaxhimit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë sipas standartit BS OHSAS 18001:2007; Sistemi i menaxhimit të sigurisë ushqimore sipas standartit ISO 22000:2005;  Sistemi H.A.C.C.P; Migrimi dhe Integrimi në Vendet Europiane, Rumani;  trajnimi mbi Mjedisin në Alpet Shqiptare, projekt nga GIZ Albania;, etj.  Në Prill 2018 ka marrë pjesë me punim në Konferencën “Mjedisi dhe Qëndrueshmëria”, Universiteti Polis.  Ka njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.