Renata Kau

Renata Kau PhD

Renata Kau PhD është lektore në Departametin Juridik të UET në lëndë të së drejtës private, si e drejtë romake, e drejtë e procedures civile, e drejtë e pronësisë intelektuale & në BE, Praktikë e Zhvillim Karriere.

Në vitin 2017 ajo ka përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin e Romës Tor Vergata, me ekspertizë në fushën e së drejtës private, në kursin “E drejtë dhe mbrojtje, eksperiencë bashkëkohore, krahasim, sistemi juridik romak” dhe ka mbrojtur titullin PhD me temë “Sistemi i kontratave në Shqipëri në krahasim me sistemin romak të kontratave”.

Gjatë viteve 2012-2017 ka punuar në studio të ndryshme Ligjore në Romë, ku është marrë kryesisht me cështje të së drejtës civile dhe të punës. Ajo është licensuar si avokate nga Dhoma Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë.

Renata Kau PhD ka përfunduar në vitin 2011 studimet e larta për Drejtësi në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Gjithashtu ka marrë pjesë në një sërë konferencash të nivelit kombëtar e ndërkombëtar.