QAINAL

Projekti Erasmus+: QAinAL- “Ngritja e kapaciteteve për sigurimin e cilësisë në institucionet private të Arsimit të Lartë në Shqipëri “

Erasmus + KA2 për Ndërtimin e Kapaciteteve të Arsimit të Lartë

Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink,etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës. Programi është përgatitur nga Komisioni Evropian i BE-së dhe zbatohet nga Agjencia Ekzekutive për Arsimin, Mediat dhe Kulturën (EACEA), në Bruksel, Agjencitë Kombëtare (NA) të ngritura në secilin Vend Programi dhe Zyrat Kombëtare Erasmus në Vendet Partnere si Shqipëria.

Projekti Erasmus+: QAinAL- “Ngritja e kapaciteteve për sigurimin e cilësisë në institucionet private të Arsimit të Lartë në Shqipëri ”

Ky projekt ka për qëllim ngritjen dhe mbështetjen e proceseve të vlerësimit të cilësië , mekanizmave që sigurojnë manaxhimin efektiv si dhe të përforcojë mësimdhënien dhe mësimnxënien në insitutcionet private të edukimit të lartë në Shqipëri. Projekti synon të mbështesë institucionet e edukimit të lartë në Shqipëri në arritjen e prioriteteve të dy dokumentave kyçe: “Rritja e impaktit të Zhvillimit të BE-së: një Axhendë për Ndryshim” dhe “Edukimi i Lartë Europian në Botë”. Takimi i lançimit të projektit u zhvillua nga 29 Shkurt deri në 2 Mars.

Fisha e Projektit (Kliko Ketu)
Më shumë rreth Erasmus+ http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/index_en.htm
Zyra Erasmus+ në Shqipëri http://erasmusplus.al/

Drejtues projekti në UET
Dr. Blerjana Bino
[email protected]

Dr. Fatri Morina
[email protected]

qainal1

qainal

“Co-funded by the Erasmus+ Programme of the  European Union. This project has been funded with support from the European Commission. This publication [communication] reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein”.