PYETJET MË TË SHPESHTA PËR DOKTORATURËN

Pyetjet më të Shpeshta për Doktoraturën

A është Universiteti Europian i Tiranës i akredituar?
Po, UET është i vetmi universitet privat në Shqipëri që ka të akredituar programet e ciklit të tretë të studimit (doktoraturë).

Sa kredite më duhen për të aplikuar në Programin Doktoral?
Për të aplikuar në Programin Doktoral duhen të paktën 300 kredite.

A mund të aplikoj në programin e Doktoraturës nëse kam një Diplomë të sistemit të vjetër?
Po mund te aplikoni sepse Diploma e sistemit të vjetër është e barazvlefshme, në sistemin aktual të Bolonjes, me një Diplomë Bachelor + një Diplomë Master Shkencor.

Cilat janë Diplomat që më lejojnë të aplikoj në një Programi Doktoral?
Ju mund te aplikoni në një Program Doktoral nëse keni një:

  • Diplomë të sistemit të vjetër 4 vjeçar;
  • Diplomë Master Shkencor, 120 kredite, ose nje diplome të marrë jashtë Shqiperise e cila është njehsuar nga Ministria e Arsimit si e tillë;
  • Master të Nivelit te Dytë, 60 kredite, ose një diplome të marrë jashte Shqiperisë e cila është njehsuar nga Ministria e Arsimit si e tille;
  • Studime të thelluara pas universitare (SHPU);

Mund të aplikoj me një Diplomë Master Profesional?
Në qoftë se keni mbaruar sistemin e vjetër 4-vjecar dhe keni edhe një Diplomë Master Profesional, atëhere mund të aplikoni. Në rast se jeni pjesë e sistemit të Bolonjës, pra keni një Diplomë BA dhe një Diplomë Master Profesional, atëhere kjo nuk ju jep të drejtën të aplikoni për studime të nivelit të tretë (doktoraturë).

Sa vite akademike zgjat Programi Doktoral?

Programi Doktoral zgjat 3 vite akademike nëse ju keni:

  • Diplomë të sistemit të vjetër e cila eshte ekuivalente me Master Shkencor.
  • Diplomë Master Shkencor, 120 kredite, ose një diplomë të marrë jashtë Shqiperise e cila është njehsuar nga Ministria e Arsimit si e tillë.

Programi Doktoral zgjat 2 vite akademike nëse ju keni një nga këto diploma:

  • Master i Nivelit të Dytë, 60 kredite, ose nje diplomë të marrë jashtë Shqiperisë e cila është njehsuar nga Ministria e Arsimit si e tillë.
  • Studime te thelluara pas universitare (SHPU).

Sa duhet të jetë nota mesatare për tu pranuar në Programin Doktoral?
Nota mesatare duhet te jetë 8 (tetë) e lart.

A mund te aplikojë një student i huaj në Programin Doktoral?
Po mund te aplikojë, por duhet të ketë njehsuar diplomën/diplomat pranë Ministrisë së Arsimit në Shqipëri.

A lejohet të zgjedh në doktoraturë një profil të ndryshëm nga ai në të cilin kam kryer studimet e mëparshme?
Studimet Doktorale nuk ju kushtezojnë të ndiqni të njejtin drejtim ose profil me atë në të cilin keni kryer studimet. Ju mund të zgjidhni një drejtim ose profil tjetër. Megjithatë, kini parasysh qe në këtë rast duhet të ndiqni programin 3 vjeçar pavarësisht llojit të Diplomës që keni.

Sa kredite ka viti i parë teorik?
Viti i parë terik ka 60 kredite.

Sa lëndë ka viti i parë teorik?
Viti i pare teorik ka 5 lëndë , 4 prej tyre janë lëndë të përbashkëta për të gjitha profilet brenda një Programi Doktoral, dhe 1 lëndë është specifike për profilin e përzgjedhur.

Çfarë është Comprehensive Examination (CE)?
Pas përfundimit të vitit të parë dhe marrjes së një note kaluese (5 e lart) në të gjitha lëndët, çdo student i nënshtrohet një provimi te përgjithshëm formues (Comprehensive Examination) i cili ka vlerën e 10 krediteve. Studentëve ju vihet paraprakisht në dispozicion një liste e plotë librash për përgatitjen e këtij provimi.

Çfarë detyrimesh të tjera ka doktoranti gjatë studimeve doktorale?
Doktoranti duhet të marrë pjesë në të paktën 3 konferenca shkencore dhe të botojë të paktën 3 artikuj shkencorë. Të paktën dy prej konferencave duhet të jenë konferenca ndërkombëtare dhe duhet të zhvillohen në vende të Bashkimit Europian ose vende anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhë Zhvillim. Githashtu, të paktën dy prej artikujve duhet të publikohen në revista ndërkombetare që botohen në vende të Bashkimit Europian ose anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhë Zhvillim. Doktoranti nuk mund të hyjë në mbrojtjen përfundimtare të dizertacionit pa plotësuar këto kushte.

A është kusht mbrojtja e gjuhës angleze?
Gjuha angleze duhet të jetë e mbrojtur me dëshmi ndërkombëtare të gjuhës së huaj (IELTS, TOEFL etj.) në nivelin B2 e lart. Doktoranti nuk mund të hyjë në mbrojtjen përfundimtare të dizertacionit pa plotësuar këtë kusht.

Kush e përcakton profesorin udhëheqës?
Profesorin udhëheqës e përcakton Shkolla Doktorale në bazë të temës që doktoranti zgjedh. Në rastin e temave specifike, doktoranti mund ti propozojë Shkollës Doktorale një profesor të fushës, dhe më pas Këshilli i Profesorëve merr vendimin final.

Profesori udhëheqës duhet të jetë nga Universiteti Europian i Tiranës?
Udhëheqësi zakonisht përzgjidhet nga stafi i brendshëm i universitetit, por mund të jetë edhe një nga pedagogët e jashtëm të angazhuar në procesi e mësimdhënies ose personalitet në fushën akademike. Në raste të veçanta mund te jetë i huaj.

A mund të shkruhet dizertacioni në gjuhën angleze?
Po mund te shkruhet në gjuhën angleze, por paraprakisht duhen parashtruar arsyet për këtë dhe të merret miratimi i Shkollës Doktorale.