Punësim & Internship për studentë

Punësim & Internship për studentë

Universiteti Europian i Tiranës ka prioritet të tij nxjerrjen e studentëve të kualifikuar në tregun e punës, mbështetjen dhe ndjekjen e karrierës së tyre hap pas hapi.

Studentët dhe të diplomuarit në UET janë ndër më të kërkuarit në tregun e punës. Një nga pikat tona të forta është mundësia e gjerë e praktikimit, e cila jep përparësi në tregun e punës. Kjo është një listë e shkurtër e atyre që u besojnë studentëve tanë: Kompani private / Administratë Publike / Media / Përfaqësi diplomatike / Institucione të pavarura

Në kuadër të ofrimit të mundësive për studentët, UET ka krijuar Programin 500+ i cili është një vazhdim i iniciativës për të qenë i shndërruar në universitet i biznesit. Ky projekt përfshin 500 kompanitë më të mëdha në vend sipas klasifikimit zyrtar dhe është një projekt i gjerë bashkëpunimi 5 vjeçar në aspekte të ndryshme. UET si një universitet privat duke thelluar dhe materializuar kooperimin me biznesin dhe tregun e punës ofron për të gjitha këto kompani një gamë shërbimesh dhe procesesh që kanë të bëjnë me natyrën e institucionit, detyrat dhe qëllimet që kanë këto biznese.