Programi 250+

Programi 250+ është një vazhdim i iniciativës së UET për të qenë i shndërruar në universitet i biznesit. Ky projekt përfshin 250 kompanitë më të mëdha në vend sipas klasifikimit zyrtar dhe është një projekt i gjerë bashkëpunimi 5 vjeçar në aspekte të ndryshme. UET si një universitet privat duke thelluar dhe materializuar kooperimin me biznesin dhe tregun e punës ofron për të gjitha këto kompani një gamë shërbimesh dhe procesesh që kanë të bëjnë me natyrën e institucionit, detyrat dhe qëllimet që kanë këto biznese.

Projekti 250+ është materializim i një tendence bashkëkohore që e lidh gjithnjë e më ngushtë universitetin me tregun e punës dhe me biznesin si një nga funksionet themelore të universitetit në shoqëritë e sotme aq më tepër të universiteteve private. Ky program përfshin 4 sfera të kooperimit:

Kualifikim / specializime

UET ofron kualifikime afatgjata të ciklit Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor, Master Ekzekutiv dhe Doktoraturë për ekipet e këtyre 250 kompanive duke favorizuar përshtatjen e kërkesave të njerëzve që kanë nevojë për kualifikim me programet tona, si dhe trajnime të certifikuara 3-12 javore në marketing, kërkim tregu, komunikim-biznes, menaxhim financiar, etj.

Konsulencë

Së dyti, UET ofron për këto kompani nëpërmjet firmës së specializuar UET Enterprise, konsulencë të specializuar në një numër fushash, siç janë shërbimet e marrëdhënieve publike, marketingut, planet e kërkimet e tregut, shërbime juridike, shërbime të IT, shërbime që lidhen me arkitekturën dhe një sërë shërbimesh të tjera në të cilat ekspertët e UET dhe pedagogët kanë ekspertizë veçanërisht të thelluar.

Përgjegjësi sociale

Së treti, UET kooperon me këto 250 kompani në kuadrin e përgjegjësisë sociale duke ndarë së bashku vizione, vlera dhe praktika bashkëkohore të përgjegjësisë së korporatës në shoqëri. Komuniteti i studentëve dhe pedagogëve është objekt qoftë si kooperim qoftë si iniciativë i një iniciative nga ana e këtyre 250 korporatave për të shumëfishuar impaktin social në komunitetin e studentëve, pedagogëve, prindërve të tyre apo punonjësve të këtyre kompanive.

Praktikë dhe punësim

Aspekti i katërt, UET bashkëpunon me këto kompani duke i pasur ato prioritare për të dërguar studentët tanë në praktika, internshipe, për të thirrur ekspertë, specialistë apo drejtues të këtyre kompanive dhe të tregut të punës apo dhe në praktika profesionale si dhe për të përfshirë me përparësi punësimin e studentëve tanë në këto 250 kompani.