Pranvera Shehaj

Pranvera Shehaj MSc.

Pozicioni në UET: Asistent/Lektore, Departamenti i Financës dhe Ekonomiksit, Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit

Pranvera Shehaj është diplomuar në degën “Studime Ndërkombëtare” pranë Universitetit të Studimeve të Trentos, në vitin 2016, me rezultate maksimale dhe titullin Honour. Studimet Bachelor i ka përfunduar me temën “Kriza e monedhës Euro dhe impakti i saj në politikën e Bashkimit Europian”.

Studimet Master i ka kryer pranë Universitetit të Studimeve të Milanos, në degën “Ekonomiks dhe Shkenca Politike”, e specilizuar me rezultate maksimale në temën “Diskriminimi i çmimit në industrinë ajrore”.

Aktualisht është pjesë e stafit të Universitetit Europian të Tiranës, si asistent lektore pranë Departamentit të Financës dhe Ekonomiksit.