Pranvera Backlund

Msc. Pranvera Backlund

Pranvera Backlund është lindur në Tiranë, 16 prill, 1982. Ajo është asistent lektore në Departamentin e Financës, Fakultetin e Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin Europian të Tiranës. Pranvera zhvillon seminare të lëndës Financë Publike, Makro Ekonomi dhe më herët atë të Tregjeve Bankare që prej Shtatorit të 2017.

Pranvera ka kryer studimet e saj në programin Bachelor dhe Master Shkencor në Departamentin Bank dhe Financë në Universitetin e Mesdheut Lindor në qytetin e Famagustes, në Qipron e Veriut. Ajo e ka mbrojtur me sukses temën e saj të masterit “Euroizimi Unilateral në Qipron e Veriut”. Gjatë kësaj periudhe studimit, Pranvera ka marrë pjesë si asistente e përfaqësuesve të Qipros së Veriut në tavolinën e rrumbullakët zhvilluar për rezolutat e procesit të integrimit në BE të Qipros së Jugut, nën mbikqyrjen e Bankës Botërore.

Eksperiencat e Pranverës kryesisht kanë qënë si lektore për tre vjet në universitetin Epoka në Tiranë, në Departamentin Bank Financë në lendët Financë Publike dhe Principet e Bankës si dhe mësuese me kohë të pjesshme e lëndës së ekonomisë në shkollën Cambridge, Memorial International School of Tirana. Të dyja këto eksperienca, tërësisht në gjuhën angleze. Gjithashtu dhe ajo ka punuar si interpretuese e gjuhës angleze në projektin e periodikes European Times për promovimin e ekonomisë së Shqipërisë në Europë.

Puna dhe karriera akademike e Pranvera Backlund aktualisht është të ndjekë studimet doktorale dhe publikimi i punimeve hulumtuese në zhvillim.