Perspektivat e gjeneratës së ardhshme në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë

Nga Laura E Rumbley dhe Douglas Proctor

Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë përgjithësisht konsiderohet një fenomen i ri – një fushë kërkimore, një fushë e praktikës profesionale dhe një ndërmarrje strategjike për institucionet e arsimit të lartë.

Megjithatë, sot ekziston një korpus i konsiderueshëm i materialit të botuar në lidhje këtë temë dhe si dhe një katedër e afirmuar ekspertësh, puna e të cilëve e ka formuar këtë fushë në mënyra domethënëse dhe afatgjata. Themeluesit bashkëkohorë të ‘studimit’ të ndërkombëtarizimit dallojnë për nga kontributet që ata kanë dhënë me anë të propozimit dhe përcaktimin të kushteve themelore, duke parashtruar korniza konceptuale, duke formuar debate relevante, duke tërhequr vëmendjen e një numri të madh aktorësh dhe duke bashkuar teorinë me politikat dhe praktikën.

Evolucioni intelektual i ndërkombëtarizimit ka ndodhur në mbarë botën krah për krah me zhvillimin e një komuniteti organizatash të dedikuara në shërbimin e arsimit ndërkombëtar përmes programimit, zhvillimit të njohurive dhe trajnimit profesional për ata që punojnë në këtë fushë.

Disa nga këto organizata janë të vjetra në kohë, përfshirë Institutin e Edukimit Ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara, i cili feston 100 vjetorin në  2019; Shërbimin Shkëmbyes Akademik Gjerman (DAAD), i themeluar në vitin 1925; NAFSA: Shoqata e Edukatorëve Ndërkombëtar, e themeluar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1948; dhe Shoqata Europiane e Arsimit Ndërkombëtar me bazë në Holandë, e cila daton që nga viti 1989.

Këto subjekte – dhe bollëku i organizatave dhe shoqatave të lidhura që veprojnë në nivel kombëtar, (nën) rajonal dhe (ndër) kontinental në mbarë botën – kanë qenë iniciuese për pjesën më të madhe të bisedës dhe agjendës së veprimit që lidh arsimin ndërkombëtar globalisht.

Në të vërtetë, studiuesit themelues dhe organizatat për arsimin ndërkombëtar kanë pasur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në përcaktimin se si ne kuptojmë dhe zbatojmë ndërkombëtarizimin në arsimin e lartë në mbarë botën.

Duke pranuar si shërbimin ashtu edhe ‘bagazhin’ që na ofron e kaluara, lindin pyetje të rëndësishme teksa ne natyrshëm reflektojmë se nga kemi ardhur dhe ku po shkojmë, ndërkohë që shkojmë drejt fundit të dekadës së dytë të shekullit 21: Si dhe në cilat mënyra perspektivat e “gjeneratës së ardhshme” mbi ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë mund të na çojnë, në mënyrë kuptimplotë, në të ardhmen? Pse ka rëndësi risia – si në aspektin e burimeve të informacionit dhe përmbajtjes?

Nga këndvështrimi ynë, kompleksiteti në rritje i peizazhit global të arsimit të lartë, evoluimi i shpejtë i dinamikës së ndërkombëtarizimit dhe shkallët e larta të lidhura me cilësinë në arsimin e lartë dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor në një kontekst global, e bëjnë të domosdoshme (ri)fokusimin e bisedës në ndërkombëtarizim në mënyra të reja, kontekste të reja dhe tema të reja.

Duke i marrë parasysh këto çështje përmes një larmie zërash të rinj nga e gjithë bota, është gjithashtu jetësore, të jemi serioz në kuptimin dhe përgjigjen ndaj mundësive dhe sfidave që shfaqen përpara.

Modele të reja, tema të reja, kontekste të reja

Eksplorimi i mëhershëm i burimeve të ndryshme të të dhënave ka rezultuar në një tregues të qartë se hulumtimi mbi arsimin e lartë është kryesisht i përqëndruar në një numër relativisht të vogël të qendrave kërkimore të vendosura në një numër të vogël vendesh (kryesisht vende të pasura dhe anglisht-folëse)

Për më tepër, rezultatet hulumtuese për ndërkombëtarizimin janë grumbulluar në mënyra të ngjashme, që burojnë në mënyrë disproporcionale nga Australia, Evropa dhe Amerika e Veriut. Disa tema janë gjithashtu të mbipërfaqësuara në literaturën që kemi në dispozicion, duke filluar nga eksperienca amerikane e studimit jashtë, në procesin e përshtatjes së studentëve ndërkombëtarë në programe si raste individuale ose analiza të studimit të rasteve institucionale.

Një një botë me dimensione që lidhen me fenomenin e ndërkombëtarizimit, hulumtimi mbi këtë temë mbetet i mangët ose i injoruar krejtësisht. Për të ndrequr këtë situatë, angazhimet për të eksploruar modele të reja, tema të reja dhe kontekste të reja për ndërkombëtarizimin duhet të shndërrohen në prioritet për palët e interesit.
Palët e interesuara përfshijnë qeveritë dhe organizatat e politikave që mbështesin kërkimin si dhe mundësojnë financimin për hulumtime; kërkuesit shkencorë të afirmuar të cilët të përcaktojnë një axhendë personale që përfshin përfitimin e vazhdueshëm të bursve studimeore si dhe aftësinë për të ndërtuar dhe ndikuar një netëork kolgësh; studentët e diplomuar dhe akademikët e rinj që ndërmarrin teza paraprake, disertacione dhe projekte të hershme postdoc, si dhe mentorët të cilët i drejtojnë këta individë që priren të kenë një karrierë të hershme.

Kontekste të reja: “ku”

Ndërkombëtarizimi është qartazi një fenomen mbarëbotëror, megjithatë pjesa më e madhe e hulumtimeve prodhohen ende nga – dhe përbën interes për –  vendet e mëdha anglisht-folëse dhe të zhvilluara. Si i tillë, kontekste të reja për ndërkombëtarizim përfshijnë shtetet dhe rajonet e botës, kategoritë e institucioneve dhe mjediset e tjera ku ka pasur hulumtime të kufizuara deri më tani.

Shembujt me të cilët jemi njohur me hulumtimet që po ndërmerren në lidhje me kontekstet e reja përfshijnë një fokus në vendet e largëta gjeografike dhe – ose komunitetet shumë të margjinalizuara (për shembull, për shkak të mbizotërimit të një gjuhe që nuk është folur gjerësisht ose përhapjes së pasigurisë ose izolimit kulturor ), ose në kontekste të krizës ekstreme ekonomike apo privimit.

Çfarë dimë me të vërtetë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në zonat kufitare të kontestuara, në lidhje me lëvizjet e indigjenizimit, në rajonet me klime shumë të papërshtatshme ose në mjedise të largëta rurale apo të shkretëtirës? Ne e dimë se ka disa studiues të rinj që po gërmojnë në këto tema dhe se ata duhet të inkurajohen më shumë.

Tema të reja: “çfarë”

Duke pasur parasysh botën komplekse dhe dinamike në të cilën jetojmë, tema të reja për ndërkombëtarizimin duhet të gjejnë rrugën e tyre në bazën tonë të njohurive kolektive çdo ditë. Ne vëmë në dukje me entuziazëm një numër studiuesish të karrierës së hershme, të cilët po shohin se si ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë, i shërben numrit në rritje të individëve të cilët përballen me migrimin e detyruar në mbarë botën.
Të tjerët na ndihmojnë të mësojmë nga përpjekjet e ndërkombëtarizimit, të ndërmarra në institucionet e arsimit fillor dhe të mesëm në kontekste të ndryshme dhe të reflektojmë se si ndërkombëtarizimi ndërthuret me formimin e identitetit individual, identitetit kombëtar dhe angazhimit rajonal në rajone të ndryshme të botës.
Ende të tjerët po eksplorojnë mënyra në të cilat mund të nxisin ndërkombëtarizimin në qasjen për trajnimin e akademikëve të ardhshëm ose avancimin e punës së shkollave universitare dhe fakulteteve të arsimit, midis temave të tjera. Nevoja për vëmendje ndaj temave të reja në lidhje me ndërkombëtarizimin është eksplorimi akut dhe i gjerë i peizazhit rreth nesh kërkon vëmendje dhe mbështetje të qëndrueshme.

Kontekste të reja: ‘si’

Metodat e reja për hulumtimin e ndërkombëtarizimit na shtyjnë masivisht drejt konsideratave të rëndësishme rreth asaj se si bazohet njohuria jonë në këtë fushë.
Puna e një numri studiuesish të rinj në moshë, me të cilët po njihemi tashmë, po na jep një pasqyrë të thuajse gjithçkaje, që nga mundësitë e analizimit të të dhënave ekzistuese për të kuptuar më mirë zgjedhjet e studentëve që preferojnë mobilitetin ndërkombëtar si dhe dinamikat e përvojës së tyre; tek potenciali për modelimin e temave për të kuptuar një grup të gjerë politikash qeveritare dhe iniciativave të fokusuara në ndërkombëtarizimin në kontekste të ndryshme kombëtare; dhe konsideratat filozofike dhe historike të rrënjëve protestante që i nënshtrohen teorisë perëndimore të ndërkombëtarizimit.
Nga proceset biologjike në analizën narrative, metodologjitë për të eksploruar fenomenin e ndërkombëtarizimit mund të zbatohen në mënyra shumë dinamike dhe interesante, të cilat ofrojnë njohuri pasuese gjatë kohës.

Forca qoftë me gjeneratën e re.

Një e ardhme e pasigurtë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë paraqet si mundësi ashtu edhe sfida për të gjeneratën e re të studiuesve të cilët janë të cilët janë përqëndruar në sigurimin e një angazhimi ndërkombëtar dhe mësimnxënies globale që luajnë një rol të rëndësishëm si në arsimin e një kualiteti të lartë ashtu edhe në edukimin e drejtë dhe të paanëshën, zhvillimin e dijes dhe rëndësisë sociale në dekadat e ardhshme. Puna gjithnjë e në zhivllim e gjeneratave të reja të specialistëve të ndërkombëtarizimit, ka një një potencial domethënës për të përftuar këto rezultate, zhvillimin në mënyrë kreative dhe dinamike të atyre që zotërojmë tashmë.
*Laura E Rumbley është drejtoreshë e asociuar në qendrën për Arsimin e Lartë Ndërkombëtar, në Boston College, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Douglas Proctor është drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në University College Dublin, Irlandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *