Orkida ILollari

Dr. Orkida ILollari

Doktor i Shkencave Ekonomike, pranë Universitetit Europian të Tiranës me profil në Financë. MSH në, Biznes dhe Marketing Ndërkombëtar. Studimet e larta i ka kryer në Financë-Bankë, në Fakultetin e Ekonomisë, pranë Universitetit të Tiranës. Dr, ILollari ka marrë pjesë në disa konferenca dhe seminare të ndryshme, si dhe është autore e disa artikujve dhe botimeve në revista shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë si dhe autore e librit “Politikat Makroprudenciale –Efekti në Garantimin e Stabilitetit Financiar dhe Bankar”. Ka një eksperiencë të pasur shumë vjeçare në sektorin bankar, në pozicione të rëndësishme vendimmarrëse dhe menaxheriale. Gjatë karrierës së saj profesionale në sistemin bankar ka qenë pjesë integrale e disa prej projekteve të rëndësishme strategjike mbi produktet dhe shërbimet bankare, buxhetimin, analizën e tregut dhe të konkurrueshmërisë, analizën dhe përcaktimin e riskut bankar dhe dixhitalizmin bankar.

Prej vitit 2016, mban pozicionin e Drejtores së Programeve Master, si dhe është Drejtuese e Qëndrës për Zhvillim të  Qëndrueshëm pranë Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në UET.