Orgent Nazaj

Orgent Nazaj

Orgent Nazaj punon si Asistent/Lektor prej 4 vitesh në lëndët e së drejtës private, si E Drejta Civile dhe E Drejta Procedurale Civile. Në vititn 2015 është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dega Juridik i Përgjithshëm në Universitetin Europian të Tiranës me rezultate të shkëlqyera dhe prej vitit 2016 është licensuar si avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në 2011 është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dega Gjeodet. Në vitin 2013 – 2015 ka punuar në Agjensinë e Legalizimit dhe Integrimit të Ndërtimeve dhe Zonave Informale në Drejtorinë Rajonale Dega Vlorë. Orgenti ka një sërë publikimesh dhe konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare ku fusha e ekspertizës fokusohet në çështjet të së drejtës pronësore dhe të problematikave lidhur me çështje të ekzekutimit të detyrueshëm.