Misioni

Misioni:
Misioni ynë është, t’u japim studentëve një edukim cilësor, duke përthyer në të rezultatet e një kërkimi shkencor të vlefshëm, t’i shërbejmë dijes së shoqërisë shqiptare nëpërmjet mësimdhënies, kreativitetit, përdorimit të arritjeve më të mira të shkencës, si dhe partneriteteve me tregun e punës e atyre ndërkombëtare.
Të jemi një universitet lider për zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare, një qendër ekselence në formimin akademik të studentëve tanë, një qendër ekspertize të specializuar në fushën e studimeve shoqërore – politike, ekonomike dhe juridike në vend, me ndikim në rajon e më gjerë, si dhe një qendër ekselence për kërkimin shkencor në drejtimet specifike ku zotërojmë potencial.


Vizioni:
Në përputhje me synimin për përforcimin e ndërkombëtarizimit, zhvillimit të projekteve dhe kërkimit shkencor, si edhe në vazhdim të përvojës së suksesshme me iniciativën “Senior & Young Researcher”, UET ka përditësuar strategjinë e kërkimit shkencor për 2017-2020 e cila është aprovouar nga Senati Akademik. Kështu UET ka institutcionalizuar dhe përmirësuar një sistem të angazhimit, kontraktimit, matjes dhe vlerësimit të punës kërkimore shkencore të anëtarëve të personelit akademik në përpjekje për të përforcuar dimensionin e kërkimit shkencor në UET. Nëpërmjet kësaj strategjie UET synon shndërrimin në një qendër ekspertize në fushën e studimeve shoqërore, humane, juridike, ekonomike dhe teknologjisë së informacionit. Synim i mëtejshëm është kthimi i UET në një qendër ekselence që të japë produkt cilësor kërkimor me kontribut të rëndësishëm në planin kombëtar dhe me impakt rajonal. Këto synime, UET përpiqet t’i realizojë nëpërmjet bashkëpunimit me partnerë të besueshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kërkimi shkencor në UET është gjithashtu në funksion të rritjes cilësore të mësimdhënies e mësim-nxënies nëpërmjet ngritjes së kualifikimit dhe ekspertizës së stafit akademik, transferimit të arritjeve bashkëkohore në fushën e shkencës tek studentët si dhe përfshirjes së këtyre të fundit në veprimtari kërkimore.