Miranda Prifti (Çili)

Dr. Miranda Prifti (Çili)

Dr. Miranda Prifti (Çili) është pjesë e Universitetit Europian të Tiranës që prej vitit 2007. Aktualisht është Lektore pranë Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, pjesë e departamentit: Shkenca Humane dhe Komunikim. Ajo vjen në këtë pozicion, pas një eksperience disa vjeçare (afro 12 vite) në disa pozicione administrative të institucionit.

Miranda Prifti e ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” në fushën e komunikimit politik, në korrik të 2018-ës pranë Universitetit Europian të Tiranës. Studimet  Master i Shkencave i  ka zhvilluar gjithashtu në të njëjtin institucion në profilin: Komunikim- Marrëdhënie Publike, ndërsa pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të qytetit të Elbasanit ka ndjekur studimet Bachelor në Shkenca Sociale.

Fushat e saj të ekspertizës janë: komunikimi, marrëdhënie publike, media, politika dhe sociologjia e komunikimit.