Master

Avanco studimet e tua duke ndjekur programet Master në UET

Universiteti Europian i Tiranës ofron rreth 24 programe Master Profesional dhe Master i Shkencave në fusha studimi si: Ekonomi, Financë, Menaxhim, Marketing, Informatikë Ekonomike, E drejtë Publike, E drejtë Ndërkombëtare, E drejtë Biznesi, E drejtë Private, Shkenca Komunikimi, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Sociologji-Antropologji Sociale, Psikologji dhe Shkenca të Edukimit. Aktualisht janë në proces licencimi 7 programe të reja studimi.

Këto programe studimi përfshijnë njohuri teorike dhe praktike për të inkurajuar të menduarin kritik dhe kreativ të studentëve. Struktura e ndërtimit të programeve synon të sigurojnë njëkohësisht katër grupe njohurish:
– njohuri dhe aftësi metodologjike;
– njohuri teorike dhe aplikative;
– njohuri për profesionin përkatës, si dhe
– njohuri të thelluara në një profil më të ngushtë të fushës së studimit.

Studimet Master janë pikërisht ato që krijojnë profesionistin në botën e punës dhe të biznesit në kohën e sotme. Një diplomë Master do ju ndihmojë të ecni më përpara në karrierën tuaj profesionale. Shumë vende pune sot në nivelin fillestar kërkojnë një diplomë Master dhe pothuajse të gjithë pozicionet e menaxhimit të lartë dhe pozitat e larta profesionale kërkojnë një kualifikim të këtij niveli.

  • Për më tepër informacion në lidhje me programet Master Profesional kliko këtu
  • Për më tepër informacion në lidhje me programet Master Shkencor kliko këtu

 

 

Dr. Orkida ILollari,  Drejtoreshë e Programeve Master

Doktor i Shkencave Ekonomike, pranë Universitetit Europian të Tiranës me profil në Financë. MSH në, Biznes dhe Marketing Ndërkombëtar. Studimet e larta i ka kryer në Financë-Bankë, në Fakultetin e Ekonomisë, pranë Universitetit të Tiranës. Dr, ILollari ka marrë pjesë në disa konferenca dhe seminare të ndryshme, si dhe është autore e disa artikujve dhe botimeve në revista shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë si dhe autore e librit “Politikat Makroprudenciale –Efekti në Garantimin e Stabilitetit Financiar dhe Bankar”Ka një eksperiencë të pasur shumë vjeçare në sektorin bankar, në pozicione të rëndësishme vendimmarrëse dhe menaxheriale. Gjatë karrierës së saj profesionale në sistemin bankar ka qenë pjesë integrale e disa prej projekteve të rëndësishme strategjike mbi produktet dhe shërbimet bankare, buxhetimin, analizën e tregut dhe të konkurrueshmërisë, analizën dhe përcaktimin e riskut bankar dhe dixhitalizmin bankar.

Prej vitit 2016, mban pozicionin e Drejtores së Programeve Master, si dhe është Drejtuese e Qëndrës për Zhvillim të  Qëndrueshëm pranë Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në UET.