Master Shkencor

Pse të zgjidhni një program Master i Shkencave?
Programet e studimit Master i Shkencave ofrojnë thellim, zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor. Qëllimi është pajisja e studentit me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike.

Programi Masteri i Shkencave ofrohet me 120 kredite ECTS dhe ka kohëzgjatje normale 2 vite akademike. Ky program e përgatit studentin me aftësitë dhe kompetencat profesionale për të dalë në tregun e punës, por edhe i jep mundësinë edhe për të zhvilluar një karrierë akademike duke vazhduar studimet e doktoratës.


Frekuentimi

Për programet e studimit Master i Shkencave frekuentimi është i detyrueshëm në masën 80 (tetëdhjetë) % të leksioneve dhe seminareve.


Diplomimi

Punimi i diplomës duhet të jetë punë e pavarur dhe krijuese e studentit me rreth 19-20 mijë fjalë. Qëllimi i tij është të shfaqë aftësitë e studentëve për të mbledhur dhe për të vlerësuar informacionin, për të analizuar në mënyrë teorike faktet e mbledhura, si dhe për t’i paraqitur përfundimet e arritura në një format akademik. Kjo nënkupton edhe studime, të cilat synojnë “të përmirësojnë/plotësojnë teorinë” ose studime që bëjnë një reflektim mbi “gjendjen e debatit teorik”. Punimi zhvillohet me ndihmën e një profesori që e udhëheq studentin deri në finalizimin e temës së diplomës.