Marisa Dhoska

Marisa Dhoska

Asistent/Lektore në Fakultetin e Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale në Universitetin Europian të Tiranës.

 

Marisa Dhoska mban aktualisht pozicionin e Asistent/Lektores në Fakultetin e Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, në Departamentin e Shkencave Humane dhe Komunikimit, pranë Universitetit Europian të Tiranës. Fushat e saj të interesit dhe të ekspertizës përfshijnë: Komunikimin Politik, Marrëdhëniet Publike, Marrëdheniet Publike Politike, etj.

Ka një eksperiencë disa vjeçare si Eksperte Komunikimi në kuadër të projekteve ndërkombëtare të programeve të Komisionit Europian. Ka zhvilluar një sërë trajnimesh në fushën e marrëdhënieve publike dhe komunikimit në institucionet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, etj. Ajo gjithashtu drejton Galerinë e Artit “Didart” në Tiranë.

Ka përfunduar ciklin e studimeve Bachelor dhe Master Shkencor në degën e Marrëdhënieve Publike dhe Komunikimit, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Universitetin Europian të Tiranës. Pjesëmarrëse në konferenca shkencore.