Lektorët e Uppsala University, në UET: Sfidat që paraqesin shkrimi dhe botimi i artikujve akademikë

Universiteti Europian i Tiranës ka organizuar një leksion të hapur, me temë “Strategies for getting published in international peer reviewed magazines”. Lektorët e ftuar vijnë nga universiteti prestigjoz Uppsala University, Suedi.
Prof. Nico Carpentier dhe Dr. Vaia Doukdai zhvilluan një workshop që vjen në vazhdën e trajnimeve dhe certifikimeve që Universiteti Europian i Tiranës ofron. I themeluar në vitin 1477, Uppsala University ishte i pari që u themelua brenda Suedisë dhe gjithë Skandinavisë. Tani renditet në mesin e universiteteve më të mira kërkimore në botë. Uppsala përfshin nëntë fakultete dhe mbi 45,000 studentë, 12% e të cilave janë ndërkombëtarë. Ai krenohet me lidhje të forta strategjike me universitete të tjera globale dhe shkon programe shkëmbimi me rreth 500 universitete në mbarë botën.
Historia e gjatë e universitetit ka krijuar një numër studiuesish të shquar, duke përfshirë Carl Linnaeus, një profesor i Uppsala-s në shekullin e 18-të, i cili krijoi sistemin për klasifikimin e natyrës që është ende në përdorim sot dhe Anders Celsius. Tetë fitues të Çmimit Nobel janë të lidhur me universitetin në total dhe alumnit e tij përfshijnë sipërmarrësin e teknologjisë Niklas Zennström, i njohur për themelimin e Skype.
Për një akademik një nga detyrat më të rëndësishme dhe që njëkohësisht paraqet sfidë është shkrimi dhe botimi i artikujve shkencorë. Përgatitja dhe përftimi i njohurive themelore në këtë drejtim, është i domosdoshëm veccanërisht për akademikët e rinj.
Prof. Nico Carpentier dhe Dr. Vaia Doukdai Gjatë këtij leksioni u trajtuan një sërë temash të tilla si; procedurat themelore dhe praktikat e botimeve akademike, që përfshin përzgjedhjen e revistës, procesin e rishikimit, fazën e ripërpunimit dhe mundësitë për ripublikim etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *