Ledina Shkurti

Ledina Shkurti

Ledina Shkurti është aktualisht Pedagoge e së drejtës publike në Universitetin Europian të Tiranës ku përgjithesisht jep leksione në lëndët e së Drejtës Administrative, të Drejtat e Njeriut dhe e Drejtë Penale Ndërkombëtare. Që prej vitit 2011 mban gradën ‘Doktore e shkencave në të drejtën publike’ të dhënë nga Universiteti Toulouse I Capitol, FRANCE. Në të njëjtin Universitet ajo ka kryer studimet e plota për drejtësi dhe është specializuar me një Master Shkencor në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe një Master Profesional mbi Procedurat Gjyqësore dhe Arbitrazhin.

Nga viti 2012 deri në vitin 2014 Ledina Shkurti ka zhvilluar aktivitetin akademik në mësimdhënie pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Toulonit, FRANCE, në lëndët e së Drejtës Kushtetuese dhe Procedurave Gjyqësore Administrative. Ajo është gjithashtu e angazhuar me punë kërkimore shkencore dhe ka marre pjesë në disa Konferenca Ndërkombëtare.