Ledina Karteri

Dr. Ledina KARTERI
Pozicioni në UET: Pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës
Departamenti : Informatikës dhe Teknologjisë
Fakulteti: Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës

Me përvojë disavjecare në mësimdhënie në nivel universitar të lëndëve: Matje Elektronike, Komunikime Inxhinierike, Hyrje në Informatikë, Teoria e informacionit dhe kodeve, Fibrat Optike, Elektronika për Telekom, Përpunimi numerik i figurës, Sistemet Operative, Web Design, Bazat e Informatikes, Komunikim te Dhenash, dhe asistente për lëndët Arkitektura Kompjuterike, Organizimi I Sistemeve Kompjuterike, Kontrolli Automatik, Telekomunikacionet, Sistemet e avancuara të Telekomunikacioneve, Multimedia, Teknikat dhe Gjuhët e Programimit, Sistemet operative në kohë reale, Automatizimi, “Algoritmikë”.

Ka qenë asistente IT në departamentin e të dhënave, pranë Drejtorisë së Përgjthshme të “Posta Shqiptare”.   Ka qenë lektore në Universitetin Kwidzyn, Poloni si shkëmbim stafi pedagogjik në kuadër të Erasmusit. Ka qenë lektore në Universitetin e IT në Wroclaw, Poloni sërisht si shkëmbim stafi pedagogjik në kuadër të Erasmusit. Ka dhënë mësim si pedagoge e jashtme pranë Univeristetit Politeknik të Tiranës.

Ka publikuar artikuj shkencor në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe ka referuar në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si në Angli, Gjermani, Finlandë, Belgjikë, Ceki, Francë, Slloveni, Serbi, Bullgari, Indi, SHBA.