Kristi Bello

Msc. Kristi Bello

Asistent Lektor, Fakulteti  i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale

Ka kryer studimet Universitare në Akademinë e Arteve në vitet 2005-2009 dega Kompozicion në klasën e Prof. As. Endri Sina.

5 vite pedagog i jashtëm për lëndën e Harmonisë, në Akademinë e Arteve si dhe 3 vite pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Arteve, Universiteti Kristal për lëndët Solfezh, Kompozicion, Harmoni Stilistike si dhe Njohuri të Kontekstit Profesional.

Ka punuar në Ministrinë e Kulturës (Janar 2010 – Mars 2017) në pozicionet Specialist dhe më pas Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Krijimtarisë dhe Edukimit përmes Kulturës si dhe Drejtor i Cirkut Kombëtar. Ka punuar si përgjegjës për qarkun Korçë pranë Sportelit Unik për Administrimin e të Drejtave të Autorit (Janar-Qershor 2018). Kompozitor dhe Producent në Studion e Produksionit “OnOff Productions”. Gjithashtu ka qenë Koordinator, Drejtues Artistik dhe Anëtar Jurie, në disa aktivitete dhe orkestra si: “Camerata e Tiranës”, Konkursi “Fondi i të Rinjve” pranë TKOBAP, Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque”, etj.

Nga tetori i vitit 2018, Asistent Lektor në Fakultetin e Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale pranë Universitetit Europian të Tiranës