Kristaq Xharo

Prof.Dr. Kristaq Xharo

Pozicioni në UET: Lektor, Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara

Mësimdhënia e fokusuar në lëndët e profilit të Sigurisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në lëndë të tilla si : Çështje të Strategjisë, Institucione të Sigurisë, Analizë e proceseve të sigurisë, Organizata Ndërkombëtare si dhe në Teori dhe Menaxhim të Konflikteve etj.

Në objektin e fushës kërkimore janë edhe studime  në procesin e teorisë dhe modeleve të lidershipit si dhe   analiza të njohjes së strukturës dhe aktivitetit të institucioneve ndërkombëtare.  Rezultat i hulumtimeve, kërkimeve, analizave dhe botimeve janë monografi, e punime me bashkautor, artikuj studimorë, referime, kumtesa e artikuj shkencorë, brenda dhe jashtë vendit. Angazhuar si  pjesëmarrës, referues e organizues në një numër të konsiderueshëm aktivitetesh jashtë vendit.