Krisdela Kaçani

Krisdela Kaçani, MSc

Pozicioni në UET: Asistent/Lektore, Departamenti i Financës dhe Ekonomiksit, Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit.

Krisdela Kaçani është diplomuar në degën “Financë Bankë” në Universitetin Europian të Tiranës, në vitin 2014 me rezultate maksimale, duke u shpallur studentja më e mirë e fakultetit Ekonomik dhe Teknologjisë së Informacionit.

Gjatë vitit të dytë të studimeve master ka patur dhe eksperiencën e saj të parë të punës në sektorin bankar, si Teller dhe Bankier Personal, në bankën “Raiffeisen Bank”.

Që prejt vitit 2015 është pjesë e stafit të Universitetit Europian të Tiranës, si asistent lektore në Departamentin e Financës dhe Ekonomiksit.