Klementin Mile

Dr. Klementin Mile

Pozicioni: Lektor i Filozofisë në UET

Ka përvojë 10-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar dhe në kërkimin shkencor. Në harkun kohor 2009-2019 ka udhëhequr mbi 20 diploma në programet BA, MSH dhe MP në UET. Prej 5 vitesh ai drejton klubin filozofik “Russell” dhe ka organizuar Anuarin Filozofik të Llogarasë. Interesat e tij kërkimore-shkencore fokusohen te Filozofia Politike, Teoria Sociale dhe Metodologjia e Kërkimit Shkencor. Është autor i një libri pedagogjik për shkollat e mesme, i një monografie kërkimore-shkencore dhe i një libri të llojit policy paper. Gjithashtu është autor i artikujve popullarizues dhe intervistave në organet e shtypit dhe TV.