Joniada Llango

Joniada Llango

Joniada Llango, që prej Korrik 2015, në përfundim të Ciklit të parë të studimeve është pajisur me diplomë Suma Cum Laude në degën Financë-Bankë, pranë Universitetit Europian të Tiranës, në të cilin ka përfunduar edhe studimet e saj në Masterin e Shkencave, me profil Bankë dhe Tregje Financiare. Znj. Llango, paralelisht me kryerjen e studimeve të larta brenda auditorëve të Universitetit, ka qenë pjesëmarrëse aktive në trajnime dhe internshipe me karakter akademik, profesinal dhe social, brenda dhe jashtë vendit. Një aspekt karakterizues përgjatë studimeve të Znj. Llango është angazhimi i saj në kërkimin shkencor, teksa mund të cilësohet pjesëmarrja në konferenca shkencore ndërkombëtare, publikimi i artikujve në revista shkencore në Shqipëri (Economicus) apo jashtë saj (European Academic Research); pjesëmarrja në konkurse akademike të fushës së finances, ku është vlerësuar maksimalisht.

Prej Tetor 2017, Znj. Llango është pjesë e stafit akademik në Departamentin Financë dhe Ekonomiks, pranë Universitetit Europian të Tiranës. Njëkohësisht, mban pozicionin e Asistentit të Zyrës Master, pranë të njëjtit universitet. Më herët ka shërbyer si specialiste kontabël në një zyrë kontabiliteti dhe auditimi (ALB BB), në rolin e asisitentit pranë redaksisë së revistës Economicus, si dhe anëtare e Komisionit të Sigurimit të Cilësisë së Brendshme në UET.