Jeta Studentore

Jeta Studentore

Përfitimi i dijes është objektivi primar i një studenti dhe në UET ky qëllim arrihet jo vetëm nëpërmjet leksioneve dhe seminareve. Kushdo që ka studiuar apo studion në Universitetin Europian të Tiranës, e di se një nga pikat më të forta të këtij institucioni është jeta studentore që e karakterizon atë, dinamike dhe tërheqëse, me mundësi të shumta ku të gjithë mund ta gjejnë veten më së miri.
Leksionet e hapura, aktivitetet jashtë ambienteve të universitetit, konkurset, organizimet studentore, këta janë vetëm disa nga faktorët që e pasurojnë eksperiencën të studiuarit në UET.

Shkëmbimet Studentore
Universiteti Europian i Tiranës është pjesë e skemës Erasmus+ që prej lançimit të kësaj skeme nga Komisioni Europian në 2014. Që prej atëherë UET ka përfituar një sërë projektesh për shkëmbimin e stafit dhe studentëve, si edhe për ngritjen e kapaciteteve në universitete. Në kuadër të mobilitetit të studentëve, UET dërgon çdo vit me dhjetëra studentë të tij, të studiojnë në universitetet më në zë të Europës, duke pritur njëkohësisht studentë europianë në auditorët e tij. Për më tepër informacion mbi shkëmbimet studentore kliko ( këtu )

Dekani i Studentëve
Dekani i Studentëve dhe ekipi i saj në Universitetin Europian të Tiranës ndihmon studentët e Universitetit në zhvillimin e tyre personal, shoqëror dhe akademik, duke bërë të mundur një eksperiencë të studiuari sa më të mirë. Për më tepër informacion mbi dekanin e studentëve kliko ( këtu )

Qeveria Studentore
Qeveria Studentore, e zgjedhur në mënyrë demokratike nga vetë studentët çdo vit, është organi që përfaqëson interesat e studentëve. Pjesëmarrja e studentëve në qeverisjen e UET është realizuar nëpërmjet përfshirjes së përfaqësuesve të tyre në strukturat drejtuese. Për më tepër informacion mbi qeverinë studentore ( këtu )

Klube Studentore
Klubet studentore në UET janë një strukturë shumë e rëndësishme që përbën jetën studentore. Këto organizime iu mundësojnë studentëve të quhen studentë në kuptimin e plotë të fjalës, jo vetëm në aspektin akademik. Ato u mundësojnë atyre një hapësirë ndryshe ku mund të përfitojnë një orientim në karrierë si edhe fitimin apo përforcimin e aftësive ndërpersonale dhe një jetë sociale më aktive. Në filozofinë e UET studentët inkurajohen të japin idetë e tyre dhe të jenë kreativë ndaj klubet janë hapësira e ndërtuar posaçërisht që ata të jenë kreativë dhe të vënë në praktikë idetë e tyre. Për më tepër informacion mbi klubet studentore kliko ( këtu )

Këshillimi i Karrierës

Universiteti Europian i Tiranës ka prioritet të tij nxjerrjen e studentëve të kualifikuar në tregun e punës, mbështetjen dhe ndjekjen e karrierës së tyre hap pas hapi. Zyra e Këshillimit të Karrierës kryen një sërë funksionesh të lidhura ngushtësisht me ofrimin e mundësive që studentët, gjatë kohës së studimeve, të mund të ndërtojnë rrjetin e tyre të njohjes për tu integruar lehtësisht në tregun e punës, por edhe ndjekjen e tyre pas studimeve. Për më tepër informacion mbi këshillimin e karrierës në UET kliko ( këtu )