JEAN MONNET

JEAN MONNET

Programi Jean Monnet është pjesë e Programit ‘Lifelong Learning’ të Bashkimit Europian.

Një nga objektivat kryesorë të Programit Jean Monnet është promovimi i mësimdhënies dhe kërkimit shkencor mbi Integrimin Europian brenda disiplinave të ndryshme. Kjo arrihet nëpërmjet krijimit të :
– Jean Monnet Chairs;
– Qendrave të Ekselencës;
– Moduleve mësimore Jean Monnet.
Për më tepër, Programi Jean Monnet mbështet edhe aktivitetet e përbashkëta akademike të studiuesve dhe profesorëve të integrimit europian. Objektiv tjetër i rëndësishëm është financimi i institucioneve europiane si dhe asosacione akademike europiane.
Për herë të parë Programi Jean Monnet aplikohet në Shqipëri nëpërmjet themelimit të Jean Monnet Chair pranë Universitetit Europian të Tiranës. Në këtë kuadër, Komisioni Europian ka akorduar për Prof. Asoc. Dr. Nevila Xhindi titullin Jean Monnet Chair.

Qëllimi i Jean Monnet Chair është të zhvillojë njohuri dhe ekspertizë teorike dhe praktike në fushën e BE-së dhe zhvillimit rajonal për studentët, akademikët, shoqërinë civile, zyrtarët në qeverisjen lokale, me qëllim performancën dhe përfitimin nga fondet strukturore të alokuara nga Bashkimi Europian.

Fisha e Projektit (kliko këtu).

Anëtarët kyç të stafit Jean Monnet Chair janë:

Prof. Dr. Adrian Civici;
Dr. Erjona Canaj;
Dr. Blerjana Bino;
Ketrina Çabiri, Doktorante

Për më shumë informacion mbi Programin Jean Monnet, ju lutem vizitoni: http://ec.europa.eu/education/lifelong-learning-programme/doc88_en.htm

Për më shumë informacion mbi Programin Jean Monnet Chair , ju lutem vizitoni: http://ec.europa.eu/education/jean-monnet/chairs_en.htm