“Java Ndërkombëtare”, Europa në auditorët e UET

Këtë javë në UET, organizohet “Java Ndërkombëtare”, gjatë së cilës zhvillohen një sërë aktivitetesh në kuadrin e ndërkombëtarizimit, të tilla si sesione kulturore, prezantime, leksione të hapura etj.

Universiteti Europian i Tiranës e ka pasur gjithnjë prioritet ndërkombëtarizimin. Në këtë kuadër i kushtohet një vëmendje e veçantë çdo aspekti të tij, duke filluar që nga programet e studimit, proceset akademike dhe zhvillimi i stafit apo kërkimit shkencor, përmes mundësive që ofron ndërkombëtarizimi.

Në mënyrë të përvitshme tashmë UET sjell “Javën Ndërkombëtare” duke bërë pjesë të auditorëve të tij akademikë dhe kërkues shkencorë nga universitetet më të mira perëndimore, si dhe përfaqësues të strukturave që kanë të bëjnë me ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.
Drejtoreshë e Zyrës së Projekteve dhe Partneriteteve në UET, Dr. Ketrina Çabiri Mijo, tregon mbi këtë organizim.

“‘Java Ndërkombëtare’ është një praktikë e njohur në universitetet europiane dhe Universiteti Europian i Tiranës e zhvillon atë që prej vitit 2017. Ky edicion i tretë karakterizohet nga një javë plot evente, gjatë të cilave përfaqësues të universiteteve të huaja do të jenë të pranishëm, ashtu siç pjesëmarrja do të jetë e hapur dhe për universitetet e tjera vendase. Këtë vit UET mirëpret 20 institucione të arsimit të lartë nga rajoni dhe Europa, si edhe përfaqësues të DAAD dhe British Council në Shqipëri”, tregon Mijo.
Përgjatë kësaj jave zhvillohen një sërë aktivitetesh të tilla si sesione kulturore, prezantime dhe leksione të hapura etj.

Axhenda e Javës Ndërkombëtare UET

Tuesday, 9 April

  • 15:30, Opening Ceremony Erasmus + International Days, Aula Magna, UET
  • 17:30, Networking Reception

Wednesday, 10 April

  • 10:00-13:00 International Fair for Cooperation, Main Hall A Building, UET

Thursday, 11 April

  • 10:00, Field Visit to Kruja, “Getting to know Albania”
  • 14:00-15:00 Fake news in Albania, Lecture by Lutfi Dervishi, Concilium UET

*project of the Embassy of Italy to Albania

Friday, 12 April

  • 09:30-11:00 Rebus Info Day, InnoLab, UET
  • 11:00-16:00 Rebus Erasmus+ CBHE, Steering Commitee
  • 12:00, Erasmus+ Staff for Training Meeting with Lutjona Lula. Erasmus+ ICM Ongoing Projects, Concilium
  • ASD 2019 Plenary Session, 17;30, Aula Magna

Saturday, 13 April

  • 09:30-16:00, Parallel Sessions of ASD 2019 Conference

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *