Irina Canco

Irina Canco

Irina Canco ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit me rezultate shumë të mira dhe diploma është shoqëruar me certifikatën: “Student i dalluar”. Ajo mban gradën “PhD” pas përfundimit me rezultate gjithashtu shumë të mira studimet në shkollën e doktoraturës në një nga katër universitetet më të vjetra të Europës, në Universitetin Pecs-Hungari në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë. Është pjesë e Ekselencës Shqiptare 2010.

Karriera profesionale starton me detyrën e specialistit kryesor në Ministrinë e Financave në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit. Gjithashtu znj. Canco ka një karrierë të gjatë në mësimdhënie si në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër në programin Master Shkencor, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Universitetin e Tiranës – Fakulteti Ekonomik dhe aktualisht në Universitetin Europian të Tiranës si pedagoge me ngarkesë të plotë.

Ka përfunduar me sukses një sërë trajnimesh me organizata prestigjoze si: Instituti Joint Vienna, Qëndra e Ekselencës në Financë – Lubjanë-Slloveni, Instituti Hollandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael”, etj.

Është pjesëmarrëse në një numër të madh konferencash shkencore në vendet të ndryshme të botës dhe autore e parë e shumë artikujve shkencorë që janë botuar në gjuhë të huaj në revista shkencore jashtë vendit.

Ka qënë Këshilltare e Përherëshme e Binjakëzimit-homologe në projektin më të madh që BE ka dhënë për Shqipërinë “Implementimi i një sistemi modern i Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit dhe Inspektimi Financiar Publik në Shqipëri” që në përfundim të tij është vlerësuar nga Delegacioni Europian si “histori suksesi”.