Irena Binjaku

Irena Binjaku MSC.

Asistent Lektore pranë Fakultetit të Shkencave Juridike në Universitetin Europian të Tiranës, që prej vitit 2016, në lëndët e së drejtës private si: “E Drejta e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore” dhe “E Drejta Familjare”. Ka punuar për një periudhë 1-vjecare (2015-2016) pranë Insitutit të Sigurimeve Shoqërore në pozicionin e juristes në Drejtorinë e Përfitimeve.

Në vitin 2015 ka përfunduar, me rezultate të shkëlqyera studimet Master Shkencor pranë Universitetit Europian të Tiranës në Fakultetin Juridik, profili E Drejtë Private. Është licensuar si avokat në vitin 2016 nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Gjithashtu ka publikuar artikuj të ndryshëm në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare me fokus të problematikave që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, si dhe çështje familjare.