Ina Keci

Msc.Ina Keçi

Asistent Lektore pranë Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut, Fakulteti i Ekonomisë Biznesit dhe Zhvillimit, Universiteti Europian i Tiranës. Ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave për Administrim Biznes, pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Anëtare e Rrjetit të Studentëve Ekselentë, Universiteti i Tiranës.

Pas përfundimit të studimeve, ka 4 vite eksperiencë në  Sektorin e Taksave në  Administratën Publike Vendore, si dhe 2 vite eksperiencë si Lektore e Jashtme pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës. Ka ndjekur disa trajnime dhe kurse të ofruara nga World Bank Group dhe Advance Learning Interactive Systems Online lidhur me vendimarrjen, sipërmarrjen dhe modelet e biznesit. Pjesëmarrëse në konferencat shkencore të organizuara nga Fakulteti i Biznesit, Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës për periudhën 2017-2018. Që prej tetorit 2018, është pjesë e stafit akademik në Universitetin Europian të Tiranës.