Hysen Muceku

Prof.Asoc.Dr. Hysen Muceku

Prof.Asoc.Dr. Hysen Muceku është lektor i lëndëve: “Kontrolli i Brendshëm & Auditi”, “Qeverisje, Risk & Etikë”, “Taksim & Politika Fiskale” në Departamentin e Ekonomiks & Financë të Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit & Zhvillimit, Univesiteti Europian i Tiranës.

Në punën e tij si specialist dhe drejtues ka fituar mjaft përvojë në çështje që lidhen me menaxhimin bankar, administrimin tatimor dhe politikat fiskale, mirëqeverisjen dhe mirëadministrimin e fondeve publike, si dhe ka bashkëpunuar me disa organizata ndërkombëtare, si: BE (Projekti PIFC1 & PIFC2), USAID, OECD (SIGMA), SIDA për përgaditjen e bazës metodologjike në fushat e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm të sektorit publik, si dhe në fushën e taksimit.

Ka kryer kurse të ndryshme specializimi në vende të ndryshme si: Milano, Itali (Universiteti Bocconi, për menaxhimin bankar) dhe disa trainime në fushën e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm, si dhe të adiministrimit tatimor në disa vende, si: Angli, Francë, Austri, Slloveni, Rumani, Bullgari, Turqi, Estoni, etj.

Ka publikuar një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencor (13) në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit, ka marrë pjesë dhe ka referuar në disa konferenca shkencore ndërkombëtare (12), si dhe është autor i një monografie.