HEART-TEMPUS

HEART – TEMPUS

Vendosja e të drejtave të njeriut në zemër të arsimit të lartë

Projekti Tempus ‘Vendosja e të drejtave të njeriut në zemër të arsimit të lartë (Heart)’ ka për qëllim kryesor të mbështesë themelimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të programeve multi-disiplinare të edukimit të cilat përqëndrohen në fushën e të drejtave të njeriut dhe qytetarisë për nivelin universitar dhe pasuniversitar në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt përfshin një konsortium prej 11 universitetesh nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Bosnia-Hercegovina, Mali i Zi, Gjermania, Suedi, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Universiteti i Roehampton-it në Britaninë e Madhe është institucioni lider në këtë projekt, ndërkohë që Universiteti Europian i Tiranës në cilësinë e partnerit është duke bashkëpunuar me Qendrën UET për implementimin e këtij projekti. Universiteti Europian i Tiranës dhe Qendra UET kontribuojnë në projekt me ekspertizën e një stafi shumë të kualifikuar në fushën e të drejtave të njeriut dhe edukimit në Shqipëri si dhe me shërbime logjistike.
Me reputacion ndërkombëtar në fushën e të drejtave të njeriut dhe edukimit, Universiteti i Roehampton-it ofron mundësi për nxitjen e kërkimit shkencor në fushën e të drejtave të njeriut, shkëmbimin e dijes dhe ekspertizës si dhe zhvillimin e arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes mbështetjes dhe përforcimit të bashkëpunimit ndër-universitar në kuadër të projektit.

Fisha e Projektit (kliko këtu)

Drejtues projekti në UET

Blerjana Bino
E-mail: [email protected]

Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të projektit: http://www.humanrightsteaching.org/

Rezultatet e Projektit HEART:
1. Praktikat më të mira për të drejtat e njeriut në arsimin e lartë: Përmbledhje Anglisht 
2. HEART Praktikat më të mira në Shqip 
3. Zhvillimi i kurseve për të drejtat e njeriut – UET