Genti Beqiri

Genti BEQIRI Dr.

Pozicioni: Titullar i lëndëve të Ekonomiksit në UET

Genti Beqiri i është bashkuar Universitetit Europian të Tiranës në vitin 2008. Ai është pedagog i Ekonomiksit në Fakultetin e  Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit. Ai ka më shumë se 20 vjet eksperiencë në menaxhimin biznesi e financiar si dhe fushën akademike. Ai ka përvoja të ndryshme pune në sektorin publik, organizata ndërkombëtare dhe sipërmarrje private.  Gjate punës ne Universitetin Europian ka udhëhequr shume diploma në programet BA, MSH dhe MP. Ai ka marrë pjesë me referate dhe shkrime në shume konferenca shkencore ndërkombëtare në fushën e tij të ekspertizës si në Turqi, Japoni, SHBA, Bullgari, Itali etj.

Genti është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1995. Më vonë ka ndjekur studimet master në Universitetin Kobe, Hyogo, Japoni dhe më pas studime MBA në Universitetin George Washington në Uashington DC, SHBA. Aktualisht, ai ka mbrojtur doktoraturën për MIS – Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit në fillim të vitit 2016.