Fjala e presidentes

Presidente UET Alumni

Znj. Adela Danaj

Më lejoni të shpreh mirënjohjen time kundrejt të gjithë profesorëve, studentëve dhe punonjësve të Universitetit Europian të Tiranës, të cilët më kanë ndihmuar drejt rrugës time akademike. Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata të cilët më mbështetën gjatë viteve kur kam studiuar në UET.
Studimet pranë Universitetit Europian të Tiranës kanë luajtur një rol thelbësor në rritjen time profesionale dhe njerëzore. Ka qenë pikërisht eksperienca në UET e cila ushqeu dhe formësoi ambicjen time për tu përfshirë më tej në fushën akademike.
UET më ka dhënë shumë ndër vite! Ndaj, sot dhe në vitet në vazhdim, më përket mua të jap kontributin maksimal në këtë institucion i cili shënoi një kthesë të rëndësishme në jetën time. Eksperinca e studimeve dhe udhëtimeve jashtë Shqipërisë gjatë dy viteve të fundit, më tregoi dhe një herë se vendi të cilit i përkas profesionalisht është UET.