Fatri Morina

Dr. Fatri Morina

Pozicioni në UET: Lektor, Departamenti i Shkencave Sociale të Aplikuara, Kryetar i Komisionit të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Mësimdhënia e fokusuar në lëndët e profilit të Sigurisë dhe Gjeopolitikës dhe në lëndë të tilla si Shkrim Akademik dhe Metoda Kërkimi. Pjesëmarrës në disa projekte kërkimore me fokus sektorin e sigurisë dhe politikën e jashtme, sikurse dhe në projekte të financuara nga Komisioni Europian mbi garantimin e cilësisë në sektorin e arsimit të lartë, zhvillimit të kurrikulave sikurse dhe në projekte të fokusuara në zhvillimin e qëndrueshëm, çështjet energjetike dhe mjedisore.

Intershipe në Ministrinë e Punëve të Jashtme sikurse dhe Projektin “BERIS” të Bankës Botërore. Pjesëmarrës në një sërë konferencash shkencore ndërkombëtare, sikurse dhe autor i disa artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Pjesëmarrës në trajnime dhe vizita studimore të zhvilluara në vende të tilla si Hollandë, Austri, Gjermani, Poloni, Portugali, Itali, Çeki dhe Rumani, të financuara nga programi Erasmus + i Komisionit Europian.