EUROPS

EuroPS

Erasmus+ Zhvillimi i Kurrikulës për Master Europian në Shkenca Politike (EuroPS)
Erasmus + KA2 për Ndërtimin e Kapaciteteve të Arsimit të Lartë

Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink,etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës. Programi është përgatitur nga Komisioni Evropian i BE-së dhe zbatohet nga Agjencia Ekzekutive për Arsimin, Mediat dhe Kulturën (EACEA), në Bruksel, Agjencitë Kombëtare (NA) të ngritura në secilin Vend Programi dhe Zyrat Kombëtare Erasmus në Vendet Partnere si Shqipëria.

Projekti Erasmus+: “Zhvillimi i Kurrikulës për Master Europian në Shkenca Politike (euroPS)” i drejtuar nga Universiteti i Salzburgut-Departameni i Shkencave Politike dhe Sociologjisë, synon të zhvillojë një diplomë  të përbashkët MA në Shkenca Politike, e akredituar nga të gjithë partnerët e përfshirë në projekt. Projekti zgjat për dy vjet duke filluar nga tetor 2015 dhe Universiteti Europian i Tiranës luan rolin e liderit të paketës së punës 10 –Diseminimi.

EuroPS ka ndërtuar një diplomë  të përbashkët master në Shkenca Politike mes universiteteve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Konsortiumi i projektit ka lançuar thirrjen për aplikime për studentët për vitin akademik 2017-2018. Programi tashmë njihet si PoSIG, pra Master i përbashkët në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (Joint Master in Political Science – Integration and Governance). PoSIG u ofron mundësinë studentëve shqiptarë që t’i japin një vlerë të shtuar studimeve të tyre me një master të standardeve europiane, i cili i përgatit për sfidat e ardhshmë të tregut të punës dhe të europianizimit të vendit.

Akreditimi i masterit të përbashkët PoSIG u realizua me sukses në nivel europian nga Agjencia Austriake e Sigurimit e Cilësisë dhe Akreditimit. Kështu PoSIG ofron një program studimor që ndërthur përvojat më të mira të partnerëve nga Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor dhe sipas standardeve europiane të arsimit të lartë.

Broshura PoSIG (Kliko Këtu)

Fisha e Projektit (Kliko Këtu)

Për më shumë: www.euro-ps.org
Më shumë rreth Erasmus+ http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/index_en.htm 
Zyra Erasmus+ në Shqipëri http://erasmusplus.al/

Drejtues projekti në UET
Dr. Blerjana Bino
[email protected]

 

qainal

 

 

 

“Co-funded by the Erasmus+ Programme of the  European Union. This project has been funded with support from the European Commission. This publication [communication] reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein”.