Ervis Koxhaj

Ervis Koxhaj Msc.

Diplomuar në vitin akademik 2012-2013. pranë universitetit të “Roma Tor Vergata” Laurea Magistrale (pesë vjecare cikël unik)

Tema me të cilën ka mbrojtur diplomën ka qënë “Mbrojtja e viktimave të krimit në bashkpunimin gjyqësore në lënden penale

Në Universitetin e “Roma Tor Vergata” ka përfunduar me sukses edhe disa kurse tw ndryshme si “Gjuha Angleze Juridike” dhe “Informatika Juridike” për të cilët ka marrë edhe certifikatat rrespektive.

Në vitn  2014-2015 ka ndjekur shkollën e avokatisë dhe ka marrë titullin Avokat.

Nga viti 2015-Shtator 2017: ka ushtruar funksionet e avokatit në çështje të ndryshme, civile, administrative dhe sidomos penale. Ka përfaqësuar pranë Komisariateve të Policisë, Prokurorisë, Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Gjykatës për Krimet e Rënda, personant nën hetim dhe të pandehurit  të akuzuar për vepra penale nga më të ndryshmet ndër të cilat mund të veçojë; “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënjen e pasurisë” Neni 109/b K.P; “ Heqje e jashtëligjshme e lirisë” Neni  277 K.P;  “Vetëgjyqësi” Neni 277; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283; “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë së shtetit”  Neni 263 K.P  etj.

Aktualisht pedagog i brendshëm pranë UET, asistent lektor në të Drejtën Penale (pjesa e përgjithshme dhe e posaçme) dhe në Drejtën Proceduriale Penale.